• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Mekaniku më i vogël! 8-vjeçari nga Berati që riparon kamionët e rëndë

11 October, 2022
në Shqip+
0
163
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Unë jam Arbër Kajo, gjyshi Enloenit, shofer makinash të rënda prej 47 vitesh”. “Unë Drini Kajo, babai Enloenit dhe punoj në servis me makinat e rënda”.

“Unë jam Bernad Kajo, kam servis kamionash të rëndë dhe jam xhaxhai Enloenit”.

“Unë jam Rome Kajo, xhaxhai Enloenit, punoj si gomist”.

“Unë jam Enloen Kajo, jam 8 vjeç dhe do të bëhem inxhinier mekanik”

Duke parë familjen e Enloenit, jo rastësisht gjatë ditëve të pushimit ai është gjithnjë në sevis i lyer me graso nga koka te këmbët, duke rregulluar defektet e kamionëve. Servisi i familjes Kajo ë këndi i lojërave por edhe vendi i punës për 8-vjeçarin.

Enloeni: Unë jam në klasë së tretë dhe kam filluar që 2 vjeç e gjysmë të vij te servisi. Unë punoj këtu pasi ndihmoj babin dhe xhaxhain.

Gazetarja: Përse vendose të ndihmosh babait, dhe jo të luash me makina?

Enloeni: Se kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla. Ato janë shumë të vogla dhe nuk bëjnë më për mua. Kur isha i vogël lozja me to, tani luan vëllain pasi ai është 3 vjec e gjysmë.

Unë kam filluar që 2 vjeç e gjysmë dhe e kam marrë vetë zanatin duke parë.

Gazetarja: Sa të paguajnë?

Enloeni: 5 mijë lekë çdo të shtunë.

Gazetarja: Meriton më shumë?

Enloeni: Sepse jam i aftë dhe unë meritoj 10 mijë lekë çdo të shtunë, sepse jam shumë i aftë.

Aftësitë e të voglit Enloen kanë çuditur të rriturit që vijnë në servis për të kontrolluar automjetet.

Më këtë zotësi, babai i tij thotë se 8-vjeçari ka arritur të sigurojë edhe klientelën e tij besnike.

“Ne kemi dëshirë që ai të vazhdojë me këtë rrugë që ka marrë. Njerëzit fillimisht kur vijnë për problemet e tyre habiten kur shohin djalin e vogël është i lyer komplet me graso. Ata habiten me aftësinë e tij”, thotë Drini Kajo, babai Enloenit.

Babai thotë se do të insetojë për të birin e tij që në të ardhmen ndryshe nga ai të bëhet inxhinier mekanike që të punojë në industrinë e automjeteve më të rëndësishme në botë.

“Unë dua të bëhet një inxhinier i zoti që të punoj për Mercedesin, Volvon, Ferrarin. Ky është plani im”.

Rregulli numër një për Enlonit që do të bëhet inxhinier mekanike është të vizitojë servisin njëherë në javë dhe të vazhdojë të jetë i pari i klasës në mësime. Nëse rezultatet e Enloenit pësojnë rënie, menjëherë babai dhe xhaxhallarët vendosin ta shkarkojnë nga puna.

Paraardhëse

Shqiptari për të pasur një shtëpi duhet të punojë 360 vjet. Florjan Binaj: Ja pse pi ikin shqiptarët

Pasardhëse

Pedagogët paralajmërojnë protestën e radhës: Nuk negociojmë asnjë qindarkë për rritjen e pagave

Pasardhëse

Pedagogët paralajmërojnë protestën e radhës: Nuk negociojmë asnjë qindarkë për rritjen e pagave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.