• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zëri i Amerikës: Udhëheqësi serb, pro-rus i Bosnjës, ripërsërit kërcënimin për shkëputje

10 October, 2022
në Aktualitet
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti të hënën kërcënimin për shkëputje të Republikës Serbe, një javë pasi zgjedhjet e përgjithshme në vendin e ndarë etnikisht, treguan se partia e tij vazhdon të mbizotërojë mes serbëve.

Udhëheqësi pro-rus Dodik shkaktoi krizën më të rëndë politike në Bosnjën e pasluftës dhjetorin e kaluar, kur u përpoq ta nxirrte Republikën Serbe nga institucionet kryesore shtetërore, si gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e përbashkëta të armatosura.

Përballë sanksioneve të SHBA-ve dhe Britanisë si dhe rritjes së pranisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, nxitur nga frika se lufta në Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Dodik u tërhoq, duke thënë në atë kohë se ai po e shtynte, por nuk po e braktiste planin.

Në një konferencë shtypi në Beograd, zoti Dodik iu rikthye kritikës ndaj strukturës aktuale të Bosnjës, duke thënë se ishte një shtet jofunksional i krijuar nga të huajt.

Sipas marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, Bosnja u nda në dy rajone autonome – Republika Serbe dhe Federata e ndarë mes kroatëve dhe boshnjakëve – të lidhura nga një qeveri e kombëtare e brishtë.

“Ne e kemi krijuar Republikën Srpska si një shtet të pavarur dhe nuk e kemi pranuar kurrë Bosnjën si një shtet të përbashkët,” tha zoti Dodik, i cili mbante postet e presidentit dhe kryeministrit të rajonit që nga viti 1998, si edhe vendin e anëtarit serb në presidencën trepalëshe ndëretnike të vendit.

“Bosnja duhet t’i kthehet kushtetutës (origjinale). Nëse kjo nuk është e mundur, ajo duhet të shpërbëhet,” tha zoti Dodik.

Zoti Dodik, i cili vazhdimisht thekson lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, shpalli fitoren e partisë së tij në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke përfshirë garën për president të republikës serbe.

Ai tha se donte të fliste për mediat serbe sepse disa “janë përpjekur të vënë në dyshim fitoren e tij.”

Një bllok i partive opozitare e ka akuzuar atë për manipulim të votave presidenciale dhe ka kërkuar rinumërim. Ata mbajtën protesta në kryeqytetin de fakto të rajonit Banja Luka, ku morën pjesë mijëra mbështetës.

Komisioni zgjedhor i Bosnjës tha se do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për rinumërim pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që pritet të dalë në fillim të nëntorit.

Zoti Dodik tha gjithashtu se ekipi i tij ligjor do të përpiqet të sfidojë pozicionin e të dërguarit ndërkombëtar për paqen Christian Schmidt, duke thënë se ai e ka “uzurpuar” punën pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. /VOA/

Paraardhëse

Bombardimet në Ukrainë, reagon presidenti Biden dhe lëshon akuza të forta drejt Rusisë

Pasardhëse

“Gratë janë të parat që të fundosin”, Arjola Demiri del me reagimin e papritur në rrjetet sociale dhe jep mesazhin e fortë

Pasardhëse

“Gratë janë të parat që të fundosin”, Arjola Demiri del me reagimin e papritur në rrjetet sociale dhe jep mesazhin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.