• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Jamarbër Malltezi: Bllako u mbajt kot në burg për atë vepër penale, a keni këllqe ta merrni bashkëpunëtor e të jepni përgjigje për ca pyetje?

9 October, 2022
në Opinion
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Jamarbër Malltezi

 

Për atë vepër penale që e kanë akuzuar Alqi Bllakon e kanë mbajtur gjatë në burg dhe në mënyrë jo fort të ligjshme, pasi paraburgimi gjatë hetimit nuk duhet të zëvëndësojë dënimin e mundshëm.

Nëse afera e inceneratorëve degjeneron në zërin kadastral tokë arë apo truall, kjo është një farse dhe pisllek i rëndë nga SPAK!

Dëmi 0.3 miljon euro është hiçgjë krahasuar me aferën 430 milion euroshe të inceneratorëve.

Deri tani Bllakon dhe një dyzinë zyrtarësh të Ministrisë së Mjedisit i arrestuan dhe akuzuan për zërin kadastral të shpronësimit dhe dëm afro 0.3 milion euro.

Mjafton që t’ua kërkojë mbrapsht këtë dëm dhe vepra penale shfryhet.

Prokuroria nëse ka këllqe duhet të japë disa pyetjeve shumë të thjeshta por që të çon tek përmbi-shefat e Alqi Bllakos. Për shembull:

1. Kush, kur dhe pse u urdhërua të injorohej Strategjia dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Mbetjet që ishte financuar me miliona euro nga BE?

2. Pse u firmosën të gjitha kontratat e inceneratorëve nga Ministria e Mjedisit? Kjo është e kundraligjshme! Qeveria qëndrore nuk ka asnjë rol ligjor të bëjë kontrata për menaxhimin e mbetjeve!

Është detyrim dhe funksion i pushtetit vendor.

Dhe Ministria e Mjedisit nuk kish fare buxhet për këto.

3. Kush dhe pse vendosi që një kompanie që nuk ekzistonte dhe nuk ishte rregjistruar fare në QKB ti jepeshin 8 pikë bonus?

Dhe kjo gjë duke qenë të njoftuar me shkresë zyrtare nga ish ministrja që kjo kompani nuk ekziston fare.

Kush ju dha garanci që nuk pyesim fare për ligj e rregulla?

4. Pse ishte e nevojshme që ti kërkoje Zj.

Prodani në Ministrinë e Financave shtesë fondesh që të paguheshin paradhënie paratë për punë të pakryera inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit?

5. Pse u mbyllën sytë kur Veliaj të ktheu përgjigje kinse për gjithë qarkun e Tiranës kur ai nuk e kish këtë tager?

Këto janë pyetje të thjeshta për të cilat njerëzit presin përgjigje.

Nëse prokuroria do i japë dot përgjigje këtyre pyetjeve, do dalë e qartë që Alqi Bllako ishte një instrument në vjedhjen e çmendur, por nuk ishte kryesori.

Nëse nuk do ishte Bllako, do kishim një tjetër Alqi që do firmoste ato që do i kërkoheshin përkundrejt ngjyerjes së gishtit siç ndodhi me Alqin e parë.

SPAK mund të bëjë histori nëse do t’i ofrojë imunitet të plotë dhe heqjen e të gjitha akuzave Alqit nëse ai vërtet bëhet bashkëpunetor i drejtësisë dhe të tregojë gjithë skemën dhe përfshirjen e Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj, përndryshe është tallëse dhe fyerje e rendë që megaafera 430 miljon euroshe kthehet në cirk për dëmin nga keqcaktimi i zerit kadastral qe është sa 0.1% e aferës.

Po për 99.9% e mega-aferës ka ndonjë përgjegjësi apo xix se djeg të bëhen pyetjet dhe hetimet?

Paraardhëse

Flet Albana Vokshi: Koha të mos strukemi nga frika, gratë dhe vajzat në qeverisjen e Ramës janë numra për show

Pasardhëse

Shorti i “EURO 2024”, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët, ja grupet e plota

Pasardhëse

Shorti i “EURO 2024”, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët, ja grupet e plota

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.