• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Revoltohet ish-kryeministri Berisha: Gratë dhe vajzat t’i dalin zot vendit

8 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, është duke kryer një takim me banorët e Libohovës, ku  tha se rinia, gratë dhe vajzat duhet t’i dalin zot vendit tonë.

“Duhet të shpëtojnë nga ky regjim. U bëj thirrje grave dhe vajzave. Dëgjoj me interes shumë të madh zërin e tyre. Të cilat me guxim po denoncojnë në të gjitha takimet, qëndrimet çnjerëzore dhe antishqiptare të kësaj qeverie. Të vazhdojnë sepse zëri i tyre është zëri më bindës në shoqëri.

Ata kanë argumente më shumë se kushdo për të bindur qytetarët që nuk janë shkëputur nga apatia, nuk janë shkëputur nga mashtrimi i kësaj qeverie. Kjo është një betejë jetike për të ardhmen tonë”, u shpreh Berisha duke theksuar se “do jeni ju që do votoni kandidatin për kryetar bashkie në Libohovë dhe mbarë Shqipërinë“, thekson Berisha.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Ka një kohë për çdo shqiptar që duhet t’i dalë zot vendit. Ne shohim se si po tretemi, po na ikin të rinjtë, po na ikën e ardhmja.

Ndaj po e filloj me të rinjtë.

Në këtë betejë, ju bëj thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, por qoftë edhe për protestat më të fuqishme.

Ne kemi një detyrim të madh ndaj njëri-tjetrit, ndaj vendit, ndaj trashëgimisë tonë atdhetare, të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe.

Energjia e të rinjve, angazhimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje.

Ndaj edhe ftoj forumin rinor, të rinjtë e Libohovës, Gjirokastrës dhe Shqipërisë, të bëjnë gjithçka për të bërë Shqipërinë kopshtin e ëndrrave të tyre të ardhme.

Por duhet të shpëtojnë nga ky regjim. U bëj thirrje grave dhe vajzave. Dëgjoj me interes shumë të madh zërin e tyre. Të cilat me guxim po denoncojnë në të gjitha takimet, qëndrimet çnjerëzore dhe antishqiptare të kësaj qeverie. Të vazhdojnë sepse zëri i tyre është zëri më bindës në shoqëri. Ata kanë argumente më shumë se kushdo për të bindur qytetarët që nuk janë shkëputur nga apatia, nuk janë shkëputur nga mashtrimi i kësaj qeverie. Kjo është një betejë jetike për të ardhmen tonë.

Ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka për të tërhequr, për të bindur sa më shumë libohovitë, gjirokastrite, shqiptarë, që të mbështesin kauzën tonë të drejtë.

Ne kalojmë në një sistem demokratik, do jeni ju që do votoni kandidatin për kryetar bashkie në Libohovë dhe mbarë Shqipërinë.

Fusim pluralitetin dhe do votojë anëtarësia dhe simpatizantët. Përpiquni që të nxirrni qytetarin më të mirë që përfaqëson interesat tuaja dhe ju garantoj se do ketë mbështetjen më të plotë”, shprehet kreu demokrat Sali Berisha

Paraardhëse

Temperatura deri 27 gradë, në Vlorë po bëhet plazh edhe në tetor

Pasardhëse

Dalin pamjet, shkatërrohet ura që lidh Krimenë me Rusinë, panik në gadishull

Pasardhëse

Dalin pamjet, shkatërrohet ura që lidh Krimenë me Rusinë, panik në gadishull

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.