• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Avokatja Denisa Daka shpërthen keq: Ndalni në paçi Zot shfaqjen teatrale të “tetorit rozë”, na e kurseni në mundshi hipokrizinë

8 October, 2022
në Kryesore, Opinion
0
6.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Denisa Daka

 

Ndalni në paçi Zot shfaqjen teatrale të “tetorit rozë”, të gjitha ju zonja me pushtet që prej ditësh keni ngjyrosur profilin tuaj me fjongo rozë, ndalni këtë shfaqje teatrale në kini Zot.

Jeni të gjitha ju në fakt që prej 30 vitesh mbyllët syte e mendjen, ndaj një sistemi shëndetësor që lëngon në kufijtë e të papërfytyrueshmes.

Jeni po të gjitha ju zonja, me sqimë dhe elegante, që zgjidhni spitalet private jashtë vendit për të kuruar veten a familjarët tuaj në raste analoge, pa patur as më të voglën ide për gijotinën migjeniane apo kalvarin e vuajtjeve me të cilat përballen një duzinë grash e vajzash këtu.

A e dini ju të vyera zonja, se në spitale kudo ndodhen, mungojnë medikamente bazë për të suportuar këto sëmundje të rënda, në shumë raste aparaturat nuk punojnë, që jepen urdhra nga titullarë e shefa që për periudha të caktuara të mos kryhen ekzaminime pasi mungojnë lentet e jo vetëm, se shumë medikamente mungojnë e duhen blerë jashtë spitalit apo jashtë vendit me një kosto të papërballueshme për shumicën e pacientëve, apo që për ekzaminime specifike pacientët duhet medoemos t’i drejtohen klinikave private brenda a jashtë vendit për të zgjatur ditë e frymë orë pas ore?!

A e dini sa është fatura finaciare që përballon një familje në këto raste?!

A e dini që një duzinë pacientësh kërkojnë ndihmë financiare sistemit bankar a miqve, ndërsa faturat e majme rëndojnë mbi familjarët e tyre ndër vite???

Ndërkaq secila prej jush ushqen propagandën këtu, për arsye që dihen tashmë, duke pritur padurimthi tetorin rozë e jo vetëm.

A e dini ju të zgjedhurat tona, që pagesa e kempit për çdonjërën që përballet me këtë përbindësh, është e pakonsiderueshme, fyese e poshtëruese në kufijtë e të papërfytyrueshmes.

A dini ju se për të shpënë bukë në shtëpi tek të vegjëlit e tyre, shumë syresh refuzojnë kempin dhe i kthehen punës dhe pasi kimioterapia dërrmuese, i sakaton mendjen e fizikun e brishtë, duke refuzuar sakaq t’i tregojnë punëdhënësit për sëmundjen e rëndë me frikën e ankthin që fëmijët mund të mbeten pa bukë një ditë.

Me fytyra të bardha si letër, me duar e gjymtyrë që u dridhen nga dhimbjet, plot dinjitet e krenari sakaq, secila refuzon në çdo rast mëshirën duke zgjedhur të bëjnë përpara, për gjithë kohën që u ka mbetur…!

Shteti nuk duket askund e si me magji në shumë raste zhduken dhe “miqtë e dashur”, duke i treguar çdonjërës ndodhur në këto kushte, se të kalosh provën në kësi rastesh është një test i vështirë dhe në shumë raste i pamundur.

Në të gjithë botën politikat e posaçme sociale e shëndetësore, i mundësojnë çdonjërës, përveç mjekimit falas e cilësor dhe një jetesë dinjitoze për shkak dhe të suportit financiar posaçërisht.

E ndërkaq askush nuk është i imunizuar në këtë rrugëtim jetësor!

Uroj që disa prej jush të reflektojnë e të heqin nga profili i tyre fjongot rozë, në shenjë revolte, për dhimbjen, trishtimin, pasigurinë apo mundësitë e munguara të mijërave grave e vajzave, për shkak të prapësive të këtij sistemi kryesisht, kosto e drejtpërdrejtë kjo në shëndetin e tyre.

Mos harroni në mundshi që çdo mëngjes a mbrëmje një grua a vajzë e re largohet pa dëshirë nga kjo botë, e përveç boshllëkut të madh që lë tek të dashurit e saj një duzinë prej tyte nuk arrin t’i japin zë revoltës, zemërimit a pamundësisë që ndeshin ditë pas dite.

E duke skërmitur dhëmbët sakaq, nga dhimbja e zemërimi, çdonjëra kujdeset të vijojë punën pa u ankuar, duke mos neglizhuar të paguajë dhe taksat, që secila prej jush të mos humbasë pagën e majme në fund të muajit.

Uroj të gëzoni shëndet të mirë secila prej jush të nderuara zonja a të zgjedhurat tona kudo ndodheni, në rast të kundërt “tetori rozë”, do t’u duket krejt mavi ju siguroj.

Na e kurseni në mundshi hipokrizinë…!

Paraardhëse

Flet deputeti socialist Xhemal Qefalia: Ka ardhur koha që të ndërhyjmë në çdo lagje në kryeqytet, në këtë mandat i mbaruam gjërat e mëdha

Pasardhëse

U përfol për lidhje me një sheik nga Dubai, flet Floriana Garo: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar

Pasardhëse

U përfol për lidhje me një sheik nga Dubai, flet Floriana Garo: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.