Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë seancës së sotme plenare ka “shpërthyer” ndaj opozitës dhe propagandës së tyre sipas ministrit në lidhje me varfërinë në Shqipëri.
Manja hodhi akuza të forta ndaj deputetëve të Partisë Demokratike duke thënë se shumica prej tyre janë aksionerë në kompani ndërtimi dhe farmaceutike.
Ministri tha se ata janë në dijeni se kush nga deputetët është aksioner dhe se emrat e tyre do i nxjerrin atëhere kur të afrohet periudha e fushatës.
“Shkoi te ajo familja e varfër edhe, pse nuk e la Saliu aty rrogën e deputetit hë. Shkon atje në një moshë që nuk ngreh, nuk ngjall, nuk i ngreh Saliu më protestat, shqiptarët kanë sy dhe veshë, shohin luksin e Saliut dhe të gjitha. Shumë shpejt do shkojmë në votime, aty janë qytetarët, Do shkojmë të votohemi ne dhe ju. Por ju keni nisur që sot në një muzikë për patronazhistët, sepse e ndjeni rezultatin e pranverës. Unë ju them një gjë mos e besoni sondazhin që ju nxjerr Saliu.
Do thoni ju por çfar keni bërë. Nuk kemi bërë mrekulli, detyrën kemi bërë. Ne nuk kemi thënë që Shqipëria është e dyta pas qeverisë, këtë keni thënë ju. Tani kjo është Flamur dhe fola me thën të drejtën se disa gjëra duhët tja u themi shqiptarëve dhe kjo është realiteti, kjo është e vërteta. Problemi është si ne të dalim nga varfëria, jo të shkojhmë të bëjmë nga një fotografi edhe. Këtu gjysma e deputetëve nga krahu ktej shohin llogaritë e biznesit që kanë dhe mos na bëi të flasim këtu në këtë seancë dhe çdo gjë që publikohet këtu e sigurt që një pjesë e juaja janë aksionerë. Rrini të gjithë ditën te faqja e tenderave.
Ju qau zemra juve për shqiptarët, po rrini m se ju njohin shqiptarët edhe ne edhe juve. Këtu gjysma e deputetëve merren me kompani farcemautike. Edhe vijnë këtu edhe flasin për covidin e për tjetrën e për tjetrin. I dinë këtu shumë mirë kush janë. Edhe kompanitë e ndërtimit që keni aksione i dimë ne, po do ja u themi kur të afrohet edhe pak fushata kështu që të bëjmë këtë debat por ta bëjmë këtë debat real”, tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post