• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Serbia nxjerr Kosovën nga agjenda e KiE? Balla: Skup mediatik, ja si është e vërteta

5 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar një lajm të shpërndarë nga mediat shqiptare rreth çështjes së Kosovës në Këshillin e Europës.

Në një postim në Facebook, Balla shprehet se lajmi ku pretendohet se Serbia nxjerr Kosovën jashtë agjendes së KiE, është shpërndarë qëllimisht nga mediat serbe dhe më pas është riprodhuar nga ato shqiptaret pa asnjë verifikim.

Balla sqaron se çështja anëtarësimit të Kosovës nuk ka qenë kurrë në agjendën e KiE dhe se është i pavërtetë fakti që është nxjerrë jashtë saj.

Deputeti socialist shkruan se çështja e Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e agjendës së KiE, duke e cilësuar si hap pozitiv “dhënien e fjalës në Këshill të Delegacionit të Kosovës” në punimet e datës 10-14 tetor.

”Duke qenë se në datat 10-14 tetor do të zhvillojë punimet edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, kur për herë të parë Delegacionit të Kosovës i është dhenë e drejta e fjalës, pra do të ketë mundësi të flasë në këtë platformë të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Për më tepër në këtë sesion pritet të diskutohet edhe një raport për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor të përgatitur nga Reporteri George Papandreou, ndaj është vlerësuar se të gjitha sa më sipër po krijojnë masën kritike që Komiteti i Ministrave në rang ambasadorësh të marrë masa për ta vendosur në agjendë dhe trajtuar këtë çështje së shpejti.”-shkruan ai.

Postimi i plotë:

“Informacioni është pushtet. Dezinformimi është shpërdorim i pushtetit”, thoshte Neëton Lee

Lajmi i shpërndarë nga media serbe dhe i riprodhuar pa asnjë verifikim nga media të Shqipërisë ose Kosovës, është një tjetër përpjekje nga ana e Serbisë për të shkaktuar skup mediatik me të pavërteta që jo vetëm nuk ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe shkojnë në të kundërt të të gjitha përpjekjeve që po bëhen për të konsoliduar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor.

Pikë së pari, çështja e Kosovës nuk ka qenë asnjë herë në agjendë, ndaj nuk ka si të dalë jashtë agjendës një çështje që nuk është në të.

Duke qenë një çështje e ndjeshme, Byroja e Komitetit të Ministrave dhe Kryesia irlandeze që nga momenti i paraqitjes së kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim ka kryer një sërë konsultimesh dhe më konkretisht ka kërkuar dhe ka marrë një opinion nga zyra ligjore e Këshillit të Evropës e cila nuk ka nxjerrë asnjë pengesë proceduriale për anëtarësimin e Kosovës; ka zhvilluar një shkëmbim mendimi me Përfaqësuesin Special të BE për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak dhe së fundmi në datë 5 kishte vendosur që të kërkonte një shkëmbim mendimesh në Komitetin e Ministrave me vendet anëtare, për të marrë më pas një vendim se kur mund të vendoset në agjendë kjo kërkesë.

Pikërisht kjo gjë ka ndodhur sot në Komitetin e Ministrave ku 22 delegacione të shteteve që kanë njohur Kosovën kanë marrë fjalën dhe kanë inkurajuar Presidencën Irlandeze dhe Byronë e Komitetit të Ministrave që të marrin masa për ta vendosur në agjendë kërkesën e Kosovës në një nga mbledhjet e ardhshme.

Duke qenë se në datat 10-14 tetor do të zhvillojë punimet edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, kur për herë të parë Delegacionit të Kosovës i është dhenë e drejta e fjalës, pra do të ketë mundësi të flasë në këtë platformë të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Për më tepër në këtë sesion pritet të diskutohet edhe një raport për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor të përgatitur nga Reporteri George Papandreou, ndaj është vlerësuar se të gjitha sa më sipër po krijojnë masën kritike që Komiteti i Ministrave në rang ambasadorësh të marrë masa për ta vendosur në agjendë dhe trajtuar këtë çështje së shpejti.

Sa më sipër del qartë se pretendimet e palës serbe nuk qëndrojnë pasi në asnjë moment nuk ka ndodhur që çështja e Kosovës të jetë në agjendë dhe të hiqet. Përkundrazi, mbledhja e sotme dhe fryma pozitive e shprehur aty tregon qartë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap që do t’i shërbejë konsolidimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor në Kosovë dhe nuk duhet të politizohet. Këshilli i Evropës është një organizatë që vendos standarte dhe nuk identifikon shtete apo kufij.”-shprehet Balla.

Paraardhëse

Nuk ndalet Evi Kokalari, vazhdon sulmet ndaj demokratëve: Më shfrytëzuan

Pasardhëse

NATO sfidon Putinin, nxjerr në stërvitje ‘përbindëshin’ amerikan prej 13 miliard dollarësh

Pasardhëse

NATO sfidon Putinin, nxjerr në stërvitje ‘përbindëshin’ amerikan prej 13 miliard dollarësh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.