• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tedi Blushi denoncon tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes: Peleshi po prish 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje

3 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për shpenzime luksi.

Sipas Blushit, Peleshi po prish 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje. Blushi ka bërë thirrje në emër të Partisë së Lirisë qeveria duhet të anulojë urgjent tenderin dhe fondi të ndahet për familjet më në nevojë.

Reagimi i Blushit:

“Shpenzime luksi, në kohë krize! Ministri Peleshi hap tender “tallavaje”: 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje!
Në kulmin e krizës ekonomike, Ministria e Mbrojtjes shpall tender për aktivitete artistike, krejtësisht të panevojshme në kushtet kur ndodhet vendi ynë.

Kur 67% e popullsisë me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, po ndjen si kurrë më parë lakun e varfërisë për shkak të rritjes abuzive të çmimeve, dhe kur Qeveria u ndan “thërrime” shtresave më në nevojë të shoqërisë që po lëngojnë nga mjerimi i tejskajshëm, Niko Peleshi vendos të shpërdorojë fondet publike për ahengje.

Kur pensionistët çdo ditë ndjejnë koston e rëndë të shtrenjtimit të ushqimeve, ilaçeve dhe energjisë elektrike, kur mjekët, infermierët dhe arsimtarët kërkojnë rritje rroge, kur studentët kërkojnë më shumë mbështetje ekonomike për të përballuar universitetet, kur jetimët në qendrat sociale janë të paushqyer sepse u vidhet edhe kafshata, Niko Peleshi shpall tender për “tallava”.

Anuloni urgjent tenderin dhe ndani këto fonde për familjet më në nevojë!

Qeverisë së tallavasë, babëzisë dhe paligjshmërisë që zhvat papushim shqiptarët dhe fondet e tyre i keqpërdor në këtë farë feje, i duhet treguar vendi sa më parë!”-shprehet Blushi.

Paraardhëse

“Gjurma juaj mbi Tiranë sekt falik si fashizmi”, deputetja e PD për kullën në qendër: I vini gjethe sa të doni, beton është

Pasardhëse

Dalin në shesh emrat e personave me veprimtari kriminale, Mentor Kikia zbardh detajet dhe tregon qëllimin e vërtetë që kanë pasur hakeruesit

Pasardhëse

Dalin në shesh emrat e personave me veprimtari kriminale, Mentor Kikia zbardh detajet dhe tregon qëllimin e vërtetë që kanë pasur hakeruesit

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.