• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Damian Gjiknuri takime me strukturat e PS në Selanik: Po punojmë dhe për njohjen reciproke të pensioneve

2 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Selanik, teksa i informoi për zhvillimet në vendin tonë, Gjiknuri theksoi se kjo mazhorancë ka bërë shumë për shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe për komunitetin në Greqi.

Ai theksoi gjithashtu, se alternative politike përballë përfaqësohet nga Saliu dhe nga Iliri, të cilët i kanë shkaktuar shumë fatkeqësi këtij vendi.

“Po bashkohen Saliu me Ilirin. E vjetra janë ata, fatkeqësi që i vijnë nëpër këmbë këtij populli. Ti nuk i ndryshon dot mendjen. Ai është një fakt me të cilin ne duhet të merremi këtej e tutje. Kjo qeveri ka bërë shumë. Puna është: a jemi ne më të zotët? A jemi ne më të mirët? Besoj se po. A duhet të ishim ne, shumë më të mirë? E mira nuk ka kufi. Por mendoni se çfarë keni nga krahu tjetër! Ju, si edhe shumë shqiptarë të tjerë, duhet të jeni barrierë e çdo lloj të papriture, që vetëm dëm i bën Shqipërisë”, tha ai.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se PS, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emigrantëve.

Gjiknuri shtoi më tej, se ka qenë pikërisht PS ajo që ka punuar fort që emigrantët të fitojnë të drejtën e votës dhe të jenë një zë i rëndësishëm në vendimmarrje.

“Për diasporën është bërë shumë. Fakti që Partia Socialiste luftoi fort për ta përfshirë votën tuaj, për ta bërë pjesë, për ta lehtësuar që të votoni këtu ku jeni, do t’ju bëjë faktor të rëndësishëm. Jeni me mijëra e mijëra këtu në Greqi dhe Itali. Imagjinoni sikur 40 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi, të jenë aktivë në votë, ju përcaktoni fatet e zgjedhjeve”, tha ai.

Gjiknuri ftoi komunitetin shqiptare që jeton dhe punon në Greqi për një pjesëmarrje më të madhe në jetën politikë, teksa theksoi se te PS do të gjejnë gjithnjë një derë të hapur.

“Aktivizimi i njerëzve në politikë mund të sjellë dobishmëri në dy drejtime: Së pari në drejtimin që të ndikoni më shumë në politikën shqiptare dhe Partia Socialiste ju mirëpret krahëhapur. E dyta, jam i bindur që një pjesë e juaja, që janë me dyshtetësi greke dhe shqiptare, duke pasur aktivizëm politik, do të ndikojë tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Ne po luftojmë shumë si qeveri të bëjmë njohjen reciproke për kontributet e sigurimeve shoqërore për pensionet”, nënvizoi Damian Gjiknuri.

Paraardhëse

Edi Reja nuk largohet, FSHF: Fokusi ynë është te shorti i EURO 2024

Pasardhëse

Milaim Zeka zbulon kush është diplomatja që prishi marrëdhëniet Tiranë-Prishtina: Asnjë s’e ka sulmuar Ramën si ajo

Pasardhëse

Milaim Zeka zbulon kush është diplomatja që prishi marrëdhëniet Tiranë-Prishtina: Asnjë s’e ka sulmuar Ramën si ajo

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.