• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë, shkak bëhet ishulli i Qipros

30 September, 2022
në Botë, Kryesore
0
137
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për ishullin e ndarë të Qipros duket se po përshkallëzohen. Turqia thotë se po rrit praninë e saj ushtarake në ishull në përgjigje të heqjes së embargos së armëve nga Uashingtoni kundër administratës qipriote greke.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu akuzoi SHBA se janë në anën e Greqisë duke thënë se është bërë lodër e Athinës në mosmarrëveshjen për Qipron.

“Ata që mbajnë anën e grekëve vetëm për t’iu bërë qejfin atyre nuk duhet të presin miqësi nga ne, sepse Turqia nuk do të përkulet para akteve të tilla. Turqia do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në Qipro”, tha zoti Cavusoglu.Gjatë kësaj jave ai njoftoi se Turqia do të rrisë praninë e saj ushtarake në Qipro pasi Uashingtoni hoqi embargon e armëve ushtarake ndaj administratës qipriote greke.

Ky ishull i Mesdheut është i ndarë mes komuniteteve greke dhe turke qipriote, që nga viti 1974. Administrata greke e Qipros është e vetmja qeveri e njohur ndërkombëtarisht.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price la të kuptohej së fundmi se i ofronte mbështetje Athinës në mes të tensioneve në rritje me Ankaranë mbi ishujt grekë në detin Egje.

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj nuk vihet në pyetje. Por, ne u bëjmë thirrje vendeve, përfshirë aleatët tanë, të respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet”, tha zoti Price.

Ankaraja ka dënuar militarizimin e disa prej ishujve grek pranë brigjeve turke, për të cilat Turqia pretendon se shkelin një marrëveshje ndërkombëtare. Athina këmbëngul se po mbron vetëm territorin e saj nga kërcënimet turke.

Analisti politik Cengiz Aktar i Universitetit të Athinës thotë se qeveria greke është duke llogaritur se ka mbështetjen e Uashingtonit dhe nuk duket se ka për t’u tërhequr përballë asaj që e konsideron si bulizëm turk.

“Ka një shprehje në Greqi, mos i nënçmoni vendet e vogla. Ne tani e kemi shembullin e gjallë të Ukrainës dhe Rusisë. Dua të them, grekët janë gati”, vlerëson zoti Aktar.

Tensionet turko-greke nuk janë një gjë e re. Në vitin 1996 të dy vendet shkuan në prag të luftës për një ishull të pabanuar. Ndërhyrja e SHBA-së parandaloi një konflikt të hapur.
Por, me Turqinë që thotë se Greqia po përdor armë të furnizuara nga SHBA për të militarizuar ishujt e saj, vëzhguesit thonë se statusi i Uashingtonit si një ndërmjetës i sinqertë është vënë në pikëpyetje.

Asli Aydintasbas, bashkëpunëtor i Institutit “Brookings”, një grup kërkimor në Uashington, thotë se është i shqetësuar që vendet po i afrohen më shumë luftës.“Unë mendoj se kjo është e rëndësishme dhe potencialisht shumë e rrezikshme. Është e qartë se të dy vendet e ndjejnë njëri-tjetrin si një kërcënim. Jemi mësuar me tensionime të herëpashershme të marrëdhënive, por mendoj se tani për tani, mjedisi global është shumë i pasigurt, kaotik dhe pothuajse i favorshëm për një konfrontim ushtarak midis Turqisë dhe Greqisë”, thotë për Zërin e Amerikës, zoti Aydintasbas.

Momentalisht, as Athina dhe as Ankaraja nuk duken gati të tërhiqen. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu tha të premten se Turqia është e përgatitur për të zgjidhur tensionet në mënyrë diplomatike, por paralajmëroi se Turqia nuk do të hezitonte të përdorte forcën, nëse diplomacia dështon dhe interesat turke kërcënohen./VOA

Paraardhëse

Aneksimet e Putinit, Ngjela bën paralajmërimin e fortë dhe zbulon: Ja çfarë do të ndodhë me Rusinë nëse vazhdon lufta në Ukrainë

Pasardhëse

Putin po ‘braktiset’ masivisht nga rusët, Gjermania zbulon menjëherë atë që po ndodh nëpër ambasada

Pasardhëse

Putin po 'braktiset' masivisht nga rusët, Gjermania zbulon menjëherë atë që po ndodh nëpër ambasada

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.