• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kontrata për monitorimin me satelitë, VOA: Ja çfarë pritet të marrë Shqipëria nga Turqia

29 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, autoritetet nënshkruan sot një kontratë 3 vjeçare me vlerë 6 milionë dollarë, me kompaninë amerikane “Satellogic”, për shfrytëzimin me përparësi të dy satelitëve, me qëllim monitorimin e territorit të vendit. Kontrata për palën shqiptare u firmos nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje pritet t’i mundësojë Shqipërisë që, përmes imazheve satelitore me rezolucion të lartë, të ketë të dhëna në kohë reale, të cilat do ta ndihmonin atë për të mirëadministruar sektorë të ndryshëm të ekonomisë, që nga bujqësia deri te turizmi e mjedisi, si dhe të trajtojë problemet që lidhen me ndërtimet pa leje, kultivimin e bimëve narkotike, monitorimin e zjarreve dhe trafikut, apo dhe sigurinë kufitare.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dha një shpjegim të detajuar të disa prej shërbimeve që Shqipëria pret të përfitojë. “Së pari Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës. Do të marrë informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore do të marrë masa administrative nga sektori i inspektimit dhe kontrolli i peshkimit. Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive, në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur në tokat bujqësore apo në zonat e banuara”, bëri të ditur zoti Peleshi. Ai shpjegoi më tej se “në fushën e turizmit do të shërbejë edhe duke dhënë informacion për cilësinë e ujërave bregdetare me synim promovimin e zonës bregdetare, si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj”.

Dy satelitët që do të shfrytëzohen nga pala shqiptare do të emërtohen “Albania-1” dhe “Albania-2”, dhe pritet t’i bashkohen flotës së kompanisë Satellogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me SpaceX.

Kompania amerikane, siç shpjegoi Emiliano Kargieman, drejtuesi dhe bashkëthemeluesi i saj, “do të lehtësojë trajnimin e specialistëve shqiptarë në mënyrë që ata të ndihmojnë ministritë e ndryshme për analizën dhe shpërndarjen e të dhënave satelitore dhe për të ndërtuar kapacitetet e ekonomisë shqiptare të hapësirës”.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës, kryeministri Edi Rama vuri në dukje se “me lëshimin e këtyre satelitëve vendi hyn në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit, të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore, për fermerët, për sipërmarrësit dhe kështu me radhe”.

Përveç shërbimeve nga satelitët, Shqipëria pritet të marrë së shpejti edhe 6 dronë “Bajraktar”, nga Turqia. Kryeministri Rama tha se ata do të jenë të pajisur dhe me armë. “Natyrisht dronët e armatosur janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet, në përputhje me satelitët, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme dhe duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave”, shpjegoi zoti Rama. /VOA

Paraardhëse

Pas rikthimit në politikën aktive, Ilir Meta zbulon se çfarë lloj posti do të pranonte

Pasardhëse

Sa do shitet nafta, benzina dhe gazi? Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Pasardhëse

Sa do shitet nafta, benzina dhe gazi? Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.