• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kafe ose në komisariat”, policët u marrin rryshfet çifteve natën nëpër makina

29 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
90
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar se në zonën e Kasharit, në mbrëmje, ndërsa kishte ndaluar në makinë me të dashurën, iu afruan disa policë. Denoncuesi shpjegoi se policët i morën “kafe”, (para) duke i thënë se në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme edhe pse ai thjesht po diskutonte me partneren e tij.

Denoncuesi: Përshëndetje emisioni “Stop”! Jam një qytetar nga Tirana. Dua të ndaj një shqetësim me ju! Në zonën e Kasharit, në orën 9 a 10 të darkës, nuk e mbaj mend ekzaktësisht, kam qenë me të dashurën. Kam ndaluar aty, për të diskutuar një problem me shoqen time. Ju sugjeroj, që të shikoni policët, pasi janë shumë të korruptuar, vijnë e të marrin lekë pa arsye!

Denoncuesi: Po diskutoja dicka me të dashurën. Hapa krahun që të flisnim meqë ishim edhe në timon, hapa krahun aty, kur pas ca minutash na erdhën nja dy efektivë policie, na kërkuan dokumentet, ok, shumë bukur, ua dhamë. Jo po, çfarë doni këtu? Do t’ju shoqërojmë në komisariat. Çfarë e ke këtë gocën ti? Çfarë po bën ti me këtë gocën? Po, hiç, çfarë po bëjmë, i thashë. Ashtu patëm një gjë për të diskutuar dhe po diskutojmë.

Jo, do t’ju çoj në komisariat. Po hë, o shef, i thashë, se është turp të na çosh në komisariat, pa asgjë, pa kështu… E nejse, tha. Mendoje vetë, tha. Kisha ca lekë në xhep aty, s’e mbaj mend se sa 40 a 35 mijë lekë, s’e mbaj mend mirë tani, aq sa kisha ua dhashë. E mirë, tha, mos hajdeni më këtu, tha, se bëhen veprime të turpshme. Madje, erdhën me makinë private. Kanë qenë më makinë private, zbritën aty e filluan me të gjithë me radhë, që ishin aty. Ne s’lëvizëm nga vendi, sepse mendonim, se nuk po bënim gjë.

Rasti tjetër
Po ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër qytetare denoncoi të njëjtën situatë.

Denoncuesja: Ne kemi qenë në një zonë të Tiranës me të dashurin, duke diskutuar për diçka dhe në një moment na afrohen efektivët e policisë. Sipas tyre, biseda, që ne po bënim në atë moment në mjetin tonë, ishte një sjellje e pahijshme në një ambient publik. Ne dëshiruam që ta diskutonim dhe ta sqaronim, pasi, fundja, unë jam një vajzë dhe po ta merrte vesh familja ime do kishte një situatë tjetër. Efektivët kërkuan ryshfet. Sigurisht, që morën dhe unë nga kjo u habita, pasi supozohej, se në fakt nuk ishte një sjellje e pahijshme. Ne ishim brenda në mjet duke diskutuar, si çdokush tjetër, që mund të diskutojë jashtë, në ambient rruge ose në makinë.

Agjentët e emisionit “Stop”, nisur nga këto denoncime, zbarkuan në terren, në një prej zonave të përmendura në denoncim, pranë “Casa Italia”, mes Astirit dhe Kasharit.

BISEDA:

Efektivi i policisë: Mirëmbrëma! Si jeni?

Agjenti i “Stop”: Si jeni? Mirë?

Efektivi i policisë: Si kaluat?

Agjenti i “Stop”: Mirë! Si kaluat ju?

Efektivi i policisë: Ku rrini? Ku banoni?

Agjenti i “Stop”: Këtu në Tiranë!

Efektivi i policisë: Ule pak xhamin! Ku banoni?

Agjenti i “Stop”: Në Tiranë!

Efektivi i policisë: Po zonja?

Agjentja e “Stop”: Tiranë!

Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi! Uli pak xhamat mbrapa! Çfarë po prisni këtu?

Agjenti i “Stop”: Po rrimë!

Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi.

Agjentja e “Stop”: Patentë?

Kamera e fshehtë
Pa asnjë provë dhe jashtë çdo standardi këta efektivë akuzuan dy të rinjtë që në këtë rast ishin agjentët tanë që thjesht po qëndronin në mjetin e parkuar. Policët u morën 20 mijë lekë “për kafe”, në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat, të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja.

Efektivi i policisë: Ec përpara…!

Agjenti i “Stop”: Ku do më çosh?

Efektivi i policisë: Në komisariat për verifikim!

Agjenti i “Stop”: Po shoqe e kam, çfarë e kam?

Efektivi i policisë: Çfarë ke ndonjë gjë të paligjshme brenda?

Agjenti i “Stop”: Po hajde, kontrolloje, po pati gjë…!

Efektivi i policisë: Pyes!

Agjenti i “Stop”: Po nuk kam gjë, o shefi!

Efektivi i policisë: Po hë, mos u nxito tani! Është turp. Është turp. Është turp, o vëlla. Të mbaj deri në 11 në komisariat, të vijë të të marrë familja!

Agjenti i “Stop”: Po më pe në këtë vend, ose në ndonjë vend tjetër jashtë… se qenka problem i madh.

Efektivi i policisë: Na sill ndonjë kafe dhe ik!

Agjenti i “Stop”: Të të jap ndonjë njëzetëshe, se nuk kam shumë! Efektivi i policisë: Ik! Lëviz, që këtej, se do vijë shërbimi tjetër dhe…

Paraardhëse

Thirrja ironike e Metës: Kurseni! Fikni televizorët kur del Rilindja

Pasardhëse

Raportimi i pazakontë, gazetarja mbulon mikrofonin me prezervativ (VIDEO)

Pasardhëse

Raportimi i pazakontë, gazetarja mbulon mikrofonin me prezervativ (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.