• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestimi i mjekut tek Trauma, reagon mjeku: Show i Edi Ramës për të mbuluar skandalet

25 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
2.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike, ka dënuar shfaqjen me arrestimin e mjekut nga policia tek Spitali i Traumës, ku me anë të një deklarate, mjeku mjek logoped Erges Eskiu, është shprehur se këto janë shfaqje që organizohen me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet e mëdha.

Deklarata nga selia e PD e mjekut, Erges Eskiu:

“Unë jam Erges Eskiu, mjek logoped. Dal sot në këtë deklaratë në mbrojtje të personelit mjekësor të cilët po tentohet të denigrohen nga pushteti i Edi Ramës. Kësaj arrogance të qeverisë, nuk i mjafton as largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria. Më saktë, nuk u bën më përshtypje asgjë.

Mijëra studentë të mjekësisë qindra mjek me eksperiencë mendojnë vetëm të ikin dhe arsyeja është vetëm një, kjo qeveri nuk ofron mbështetje, alternativë, inkurajim për punën e tyre përtej sakrificës. Profesioni i mjekut është shndërruar në një punë e cila sipas Ramës duhet t’i shërbejë nesër patronazhistëve, rrjedhimisht shkatërrimit të zinxhirit profesional për të cilën mjekët kanë dhënë betimin e ‘Hipokratit’.

Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.
Këto pamje nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet. Arrestimi sa për t’i frikësuar shqiptarët, për t’i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.

Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri. Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri. Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar mesazhi i një tirani: ‘Largohuni se nuk ju duam’. Në metodologjinë e Ramës, një skandal mbulohet me një tjetër skandal.

Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.
Por përtej keqdashësisë ndaj mjekëve, e mira do të triumfojë mbi të keqen. Ajo ditë do të vijë dhe shumë shpejt.
Personeli shëndetësor dhe pedagogët meritojnë dyfishim pagash.

I bëj thirrje mjekëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti. Dhe siç thotë një shprehje: Detyra e parë e mjekut është politike: Lufta kundër sëmundjeve duhet të fillojë me një luftë kundër qeverisë së keqe.’ Njeriu do të shërohet plotësisht dhe përfundimisht vetëm nëse ai së pari çlirohet nga kjo qeveri e keqe”, shprehet ai.

Paraardhëse

Romancë dhe puthje, Rosela Gjylbegu prezanton për herë të parë të dashurin

Pasardhëse

Kryeministri Rama në OKB: Turqia dhe Greqia t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”

Pasardhëse

Kryeministri Rama në OKB: Turqia dhe Greqia t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.