• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela zbulon fatin e Ukrainës dhe paralajmëron çfarë do të ndodhë me të ardhmen e shqiptarëve

21 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë ku sipas tij do të përshpejtojë përfundimin me sukses të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ngjela shkruan se “falimentimi i hegjemonisë ruse do të hapë një epokë të re të historisë së Evropës”.

“Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me sukses të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l.

Suksesi i Ukrainës në luftën e saj kundër pushimit të Rusisë; do t’i japë një vlerë të re historisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

Në histori doli një paralele e re për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe kjo paralele ishte degradimi i Rusisë nga Ukraina. Pikërisht këtu, çështja shqiptare krijoi edhe ajo risinë e saj për të përmbyllur me sukses sigurinë e të dy shteteve shqiptare.

Falimentimi i hegjemonisë ruse do të hapë një epokë të re të historisë së Evropës; kurse Ukraina do të krijojë një vlerë historikë për prestigjin e saj në të gjithë botën demokratike.

ll.

Më në fund, erdhi koha që pas 250 vjetësh të dalë në pahun historik vlera e vërtetë për Arbërinë, Dardaninë dhe Shqipërinë.

Dhe kjo kohë erdhi si pasojë e aleancës së madhe historike midis Shqipërisë Kosovës dhe Perëndimit.

Kjo është e vërteta për ngjarjet e reja të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, si pritet të vijojnë këto ngjarje?

Kjo çështje tani është e zgjidhur dhe shqiptarët janë në ngjitje të personalitetit të tyre historik. Por, cili është personaliteti historik i Shqipërisë?

Kur bota e qytetëruar, si opinion publik, do të jetë plotësisht e informuar për shqiptarët; për historinë e Shqipërisë dhe për gjuhën shqipe; në opinionin publik të Perëndimit do të ketë një tronditje të madhe që do t’i vijë nga e vërteta.

Për botën e qytetëruar, e vërteta është e shenjtëruar, sidomos në qytetërimin perëndimor.

E vërteta shqiptare e fshehur në mbi dy shekuj me gënjeshtra dhe me zhdukje dokumentesh nga një fluks historik antishqiptar, do të sjellë pështjellim pozitiv në historinë e Evropës.

Askush nuk e mendonte përpara 250 vitesh se shqiptarët do të rezistonin kaq gjatë; do të ruanin të paprekur gjuhën, dhe me anë të gjuhës së tyre unike dhe më të vjetrën në Evropë, do të fillonin të provonin historinë e tyre.

Por nuk është vetëm kjo.

Sot, pas forcës që ka marrë në opinionin shkencor historia e vërtetë e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe aleanca e madhe midis Shqipërisë Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkenca e historisë po e percepton gabimin e saj kundrejt të vërtetës në lidhje me shqiptarët, dhe koha akademike po sjell ndryshimin shkencor.

lll.

Këtu, në këtë kohë, ka filluar historia e re e Arbërisë. Atë tmerr që kanë kaluar shqiptarët në trevat e tyre të etnisë më të vjetër të Evropës; vetëm një popull krenar mund ta përballonte.

Luftë antishqiptare në rrafsh botëror; shpifje kundër etnisë shqiptare, blerje të krerëve shqiptarë për të pranuar pushtimet e gjata të sllavëve e otomanëve, dhe një botë politike evropiane kundër shqiptatlve, të gjitha bashkë, kanë krijuar tragjedinë e gjatë të popullit më të vjetër të Evropës.

Por sot ndryshoi; dhe kur të dalin edhe dokumentat që ruhen në Vatikan, opinioni publik evropian dhe amerikan do ta kuptojnë përfundimisht se historia ka qenë e çalë, e fshehur dhe jashtë të vërtetës, pikërisht sepse është dashur të fshihet historia e vërtetë e popullit shqiptar.

Por, a do të hapen arkivat e Vatikanit për Arbërinë?

Nuk ka dyshim, ato do të hapen edhe më tej, sepse kanë qenë të mbyllura për Shqipërinë, për arsyet që shprehëm më lart.

Në ato arkiva janë të depozituara luftërat e Arbërisë dhe të shqiptarizmit, qëndresa e shqiptarëve në histori, dhe historia, si shkencë e së vërtetës, ka nevojë për to…

Kjo është koha e Shqipërisë Etnike.” shkruan Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Fatmir Mediu del nga ambientet e SPAK pas 2 orëve dëshmi, ja çfarë deklaroi para gazetarëve

Pasardhëse

Hapja e dosjeve, Alibeaj te “Ligjet”: Shqiptarët duan të mësojnë të vërtetën, s’janë hakmarrës

Pasardhëse

Hapja e dosjeve, Alibeaj te “Ligjet”: Shqiptarët duan të mësojnë të vërtetën, s’janë hakmarrës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.