• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Borrell takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York: Ja çfarë premton BE

21 September, 2022
në Botë, Kryesore
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell mblodhi një ditë më parë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa janë zbuluar detaje nga takimi. Borrell thotë se kanë biseduar për ndikimin që ka lufta në rajonin e Ballkanit. Borrell ka premtuar se BE do të mbështesë Ballkanin në sfidat që ka sjellë lufta.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, u tha në njoftimin e lëshuar nga blloku evropian.

Ky takim i Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor u zhvillua një ditë më parë në New York, ku po mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të kësaj lufte mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë dhe të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë dhe botë”, thuhet në njoftim.

Borrell gjithashtu u ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor se blloku evropian do t’i ndihmojë në sfidën energjetike si në sigurinë kibernetike, nisur nga fakti që Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi kohët e fundit kanë qenë subjekt i sulmeve kibernetike.

Ndërkohë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në New York. Lajçak shkruan se kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Pas takimit tim me kryeministrin Kurti në Prishtinë javën e kaluar, kam vazhduar edhe bisedën me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Nju Jork sot. Folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkruan Lajçak.

Paraardhëse

Paraditja me diell, çfarë surprizash sjell moti pasdite

Pasardhëse

Presidenti francez Macron: Referendumet false të Rusisë në Ukrainë një provokim tjetër

Pasardhëse

Presidenti francez Macron: Referendumet false të Rusisë në Ukrainë një provokim tjetër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.