• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku: Proceset e prokurimit janë të hapura dhe transparente

19 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Energjetikës deklaroi sot se proceset e prokurimit në Shqipëri janë të hapura dhe transparente.

Në konferencën “Forumi Prokurimit, Integritetit, Menaxhimit dhe Hapjes”, Balluku tha se rezultatet e arritura do të ndikojnë pozitivisht në procesin e negociatave, duke qenë se prokurimi është një nga kapitujt.

“Ne kemi besim se rezultate e arritura do të ndikojnë pozitivisht edhe në procesin e integrimit, që ka filluar me kapitullin e pestë, prokurimin publik. Pavarësisht krizave rruga e reformave dhe ndërtimit të një sistemi transparent të prokurimit publik do të jetë një bazë e fortë. Dua të falenderoj të gjithë mbështetësit, institucionet financiare që kanë besuar tek ne.

Duke mbështetur projektet që ndikojnë në jetën e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Dua ti falënderoj edhe për mbështetjen që na kanë dhënë në të gjithë këtë rrugë, të reformimit të shtetit dhe uljes së korrupsionit. Një rrugë që ka akoma shumë për të bërë. Ne do t’ja dalim të përmirësojmë këto rezultate”, tha ajo.

Duke u ndalur te kriza e energjisë, Balluku theksoi se vendit i duhet të dalë në treg për të blerë 30% të energjisë që i dihet dhe për pasojë ndikohet nga çmimet. Megjithatë, sipas ministres paketa e qeverisë nuk do të lejojë ekspozimin e konsumatorëve.

“Ne duhet të dalim në treg për të blerë 30% të energjisë. Kjo krizë po krijon problematika edhe për ndërmarrjet. Por qeveria ka vendosur përmes një mburoje sociale, paketën, për të mos lejuar ekspozimin e qytetarëve ndaj kësaj krize.

Është një sfidë e vështirë për tu përballur në kushtet e një buxheti të kufizuar. Paralelisht me përballimin e kësaj krize jemi duke punuar me planet tona për të rritur kapacitetet e prodhimit. Kemi një sërë projektesh që zhvillohen në vendin tonë”, tha ajo.

Paraardhëse

“Inceneratorët, ndërmarrje kriminale”, Berisha thirrje qytetarëve: Bëhuni bashkë që t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës

Pasardhëse

Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian

Pasardhëse

Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.