• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama

17 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
323
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia e Shtetit duket se është drejt zgjidhjes shumë shpejt të çështjes së fatit të Ervis Martinajt. Të paktën kjo është pretenduar sot nga kryeministri Edi Rama i cili iu përgjigj interesit të gazetarëve duke thënë se duhet të tregohet pak durim.

“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot për Ervis Martinaj, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”-deklaroi kryeministri i Vendit, Edi Rama.

Lidhur me këto deklarata të Ramës, një reagim ka ardhur edhe nga gazetari Elton Qyno, i cili shprehet se përgjigja për fatin e Ervis Martinajt është në xhepin e Edi Ramës, ndërsa policia pret “habere” nga njerëzit e oborrit të qeverisë.

Gazetari Elton Qyno shkruan se “pra, ky zotëria aktualisht e ka një përgjigje definitive, mbi fatin e Ervis Martinaj. Por sa të vijnë dhe ca prova në tavolinë, atëherë do shprehet Policia e Shtetit, nëse Martini është gjallë apo ka vdekur.

Shikoni se gjatë kësaj kohe, mos i ndryshojnë provat rrugës kryeministrit.

Dukshëm që me deklaratën e parë në fushatën elektorale në Lezhë, me të dytën para policëve të Shtetit, dhe sot me të tretën, këtë ngjarje dhe këtë personazh të biznesit dhe botës së krimit në Shqipëri, e ka kthyer çështje personale.

Njësoj siç dikur ktheu Sali Berisha në personale emrin e Aldo Bares, duke sulmuar politikisht përmes emrit të Bares, zyrtarë të PS të asaj kohe. Njësoj edhe Rama sot ka kthyer në personale emrin e Ervis Martinit, duke sulmuar politikisht segmente të caktuara të PD-së.

Njëherësh personalizimi vjen edhe për faktin se Martini dihet tashmë publikisht, që është kundër njerëzve të oborrit, me të cilët Rama ulet çdo ditë dhe flet për plane biznesi dhe baste sportive.

Gjallë apo vdekur Ervis Martini, kjo nuk ka shumë rëndësi për Ramën. Ai që sot e tha, se përgjigja definitive, e cila i jep fund spekullimeve, është në xhepin e tij.

Por do bëhet publike sa të sjellin dhe ca prova tek Rama, njerëzit e oborrit që janë koordinatorë politikë tek Grupet Kriminale. Se realisht këtë ngjarje, po e hetojnë paralelisht biznesmenët e oborrit dhe policia. Por me sa duket, kjo e fundit përparimin e hetimeve, e ka shumë të ngadaltë në këtë drejtim. Policia ushqehet me infot e fundit nga njerëzit e oborrit të Ramës.

Avdylët e Shijakut, kanë të njëjtën përgjigje që ka dhe mban në xhep sot, Edi Rama. Policia jonë, di çfarë i thonë ata. Kur ti thonë ata që dil e thuaje kështu, do e thotë policia. Por sido që të jetë puna, në të dyja variantet si gjallë apo si vdekur, policia nuk di asnjë nga autorët.

Policia sot për sot, ka një përgjigje jo publike për gjithçka çfarë ka ndodhur me Ervis Martinin. Por s’di kush janë autorët e vrasjes ose anasjelltas inskenimit. Nëse do na thotë një version, duhet të na thotë dhe autorët. Rama dhe Patronazhistët e tij, i dinë të gjitha. Madje dhe targën e makinës së Drejtorit të Basteve”, shkruan ai.

Paraardhëse

Financimi rus, Paloka i vendosur: Basha ka zbatuar një linjë kundër PD, ja çfarë do të ndodhë me të

Pasardhëse

‘Çmendet’ moti, bie dëbora e parë shumë pranë vendit tonë

Pasardhëse

'Çmendet' moti, bie dëbora e parë shumë pranë vendit tonë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.