• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Financimi rus, Paloka i vendosur: Basha ka zbatuar një linjë kundër PD, ja çfarë do të ndodhë me të

17 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka folur sot në një emision për akuzat për financimin rus për lobim në SHBA të ish-kreut të kësaj force Lulzim Basha.

Paloka zbardhi bisedat dhe deklaratat, kur për herë të parë u artikuluan këto akuza nga PS.

“Kjo çështje është ngritur disa vite më parë nga kryetari i grupit socialist, në atë kohë pati një reagim të Bashës, askush prej nesh dhe as drejtuesit e tjerë të PD në atë kohë nuk kanë pasur dijeni për këtë kohë, as për faktin që deklaroi Basha për lobimin në SHBA.

Në atë kohë, si Basha, edhe unë, e kemi mohuar pavarësisht se nuk kishim dijeni, por i besoj kryetarit tim jo Ballës… patëm një bisedë me Bashën dhe më tha të njëjtat fjalë që deklaroi publikisht, madje unë i thash se s’kemi nevojë të paguajmë për lobim apo takime.

Sot jemi në një situatë më ndryshe sepse nuk është më Balla që ngre akuza, por një akuzë që vjen nga një zyrtar i DASH, transmetuar në Zërin e Amerikës.

Në këto kushte, kemi kërkuar të hetohet çështja. Nëse deklarimet e Bashës janë ato që ka bërë në atë kohë dhe më pas kanë ndryshuar, tregon se nuk ka qenë as i sinqertë me ne, sepse i ka thënë Berishës se janë para të mbledhura nga komuniteti shqiptar në SHBA…

Nëse flitet për përgjegjësi, është totalisht e Bashës sepse asnjë prej nesh nuk ka pasur informacion. Sot nga gjërat që dalin shoh se kam qenë në hije për shumë gjëra.

Kemi qenë pa informacion dhe nga ato që i janë thënë Berishës deklaron se nuk janë të vërteta. Ku është përgjegjësia e Berishës?!”, deklaroi Paloka.

Ai tha më tej se Basha të njëjtat që gjëra që i ka thënë Berishës i ka thënë dhe atij vetë.

“Dhe unë dua ta besoj se është ashtu. Për mua është tjetër gjë që lidhet me këtë çështje, atëherë rezulton se ajo që thuhet se mbahet peng diku, me diçka, rezulton se qenka e vërtetë dhe çështja qenka kjo.

Nuk më duket logjike që rusët të bëjnë një tentativë të tillë edhe sikur Basha të donte, por mbetet për të hetuar”, u shpreh deputeti i PD.

I pyetur nëse do përjashtohej Basha nëse akuzat rezultojnë të vërteta, ai tha se do ishte më shumë se sa për përjashtim.

“Nëse do të ishin marrë ato para, marrim rastin ekstrem, nëse Basha paska marrë me dijeni të plotë para nga Kremlini për të realizuar një akt nuk e di çfarë, kjo do të ishte më shumë se sa një akt që do të kërkonte përjashtimin nga PD-ja, pastaj kalonte në çështjes penale. Unë seriozisht shpresoj që nuk jemi në këtë pikë të akuzës. PD lindi si parti properëndimore dhe sigurisht e bëri të qartë që të gjithë këtë. E kalon nivelin e përjashtimit nga partia, çfarë vlere do kishte kjo. Gjithmonë më ngelet pjesa e dukshme. Pjesa e dukshme është që Lulzim Basha me akt të kryer ose jo ka rënë peng dhe ka zbatuar një linjë që është kundër PD-së me vetëdije të plotë. E imponuar nga ambasadorja amerikane apo jo, faktet janë këto. Basha është vegla që është përdorur”, u shpreh Paloka.

Paraardhëse

Moti i keq, Ministria jep informacion zyrtar për situatën në vend: Ja cilat janë zonat më problematike gjatë 24 orëve të fundit

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.