• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tensionohet keq situata mes Turqisë dhe Greqisë, zbulohen informacionet e fundit

12 September, 2022
në Aktualitet, Botë
0
151
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë gjendjen mes tyre.

Sipas informacioneve nga Greqia, roja bregdetare greke ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes turke, për shkak se kjo anije po lëvizte në zonat ujore greke pranë ujdhesës Lesbos.

Kapiteni i anijes “Anatolian” kishte refuzuar më parë kërkesën e autoriteteve greke për kontrollin e anijes. Anija më pas lundroi në ujërat e afërta turke, kumtoi Qendra e rojeve bregdetare greke të dielën në mëngjes. Rojet bregdetare turke u informuan për incidentin, i cili ndodhi të shtunën nga mesdita, kumtuan autoritetet greke.

Turqia pohon të kundërtën

Versioni turk i ngjarjeve është i ndryshëm: Të shtunën, media turke, duke cituar një pjesëtar të rojes bregdetare turke, raportoi se drejt anijes “Anatolian” është qëlluar njëmbëdhjetë milje detare larg ishullit turk Bozcaada, në ujërat ndërkombëtare. Autoritetet turke thonë se dy anijet greke të përfshira në këtë incident nuk i kanë respektuar ligjet ndërkombëtare. Sipas televizionit shtetëror turk TRT, anijet greke janë larguar nga vendi i ngjarjes kur rojet bregdetare turke kanë mbërritur atje.

Roja bregdetare turke shoqëroi “Anadolianin”, i cili lundronte nën flamurin e Komorës. Zyra e prokurorit vendor ka nisur hetime, njofton Anadolu News Agency.

Shkaqet e mosmarrëveshjeve

Marrëdhëniet mes dy partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, janë në një pikë të ulët për shkak të konflikteve të shumta. Të dy vendet akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore. Turqia është e zemëruar edhe për militarizimin e ishujve grekë në Egjeun lindor. Përveç kësaj, ka mosmarrëveshje të përsëritura edhe për shkak të shpimeve nga autoritetet turke në kërkim të gazit në Mesdhe.

Mediat kanë publikuar video ku shihen granatimet. Këto të dhëna nuk kanë mundur të konfirmohen nga burime të pavarura. Në këtë rajon lëvizin shumë anije që sjellin emigrantë të paligjshëm nga Turqia në Greqi ose Itali. Roja bregdetare greke kontrollon pothuajse çdo anije që lëviz në mënyrë të dyshimtë në detin Egje. Marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, po tendosen kohët e fundit. /DW

Paraardhëse

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Pasardhëse

Pasi trashëgoi fronin, zbulohet ku do të bëjë vizitën e tij të parë Mbreti Charles III

Pasardhëse

Pasi trashëgoi fronin, zbulohet ku do të bëjë vizitën e tij të parë Mbreti Charles III

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.