• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj pret Shqiprim Arifin: Tirana do negociojë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihmë financiare për projektet atje

10 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, me të cilin diskutoi çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Kryebashkiaku theksoi se Tirana do të jetë gjithmonë një derë e hapur për secilin prej tyre.

“Kjo është shtëpia juaj, një derë dhe një zemër e hapur. Duam që zëri ynë të bashkohet me zërin tuaj për disa çështje shumë kritike dhe shqetësuese, siç është pasivizimi apo humbja e disa të drejtave prej marifetesh administrative, që përjashtojnë një qytetar nga marrja e shërbimit apo mundësia për të shfrytëzuar dhe investuar në pronën e tij, apo për të qenë sipërmarrës”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit në Europë nuk duhet të shihet si një katapultim në Bruksel, por si një mënyrë evropiane për të zgjidhur këto çështje.

“E shoh me keqardhje që jetojmë në një situatë kur Shqipëria dhe Kosova i gëzohen abetares së përbashkët, por abetaren na duhet ende ta kontrabandojmë në Preshevë. Kjo duhet zgjidhur! Ne nuk mund të kontrabandojmë idetë progresive, ato janë universale, duhet t’u shërbejnë të gjithëve. Nuk besoj se duhet të ketë gëzim Shqipëri-Kosovë, nëse s’kemi gëzim edhe në Preshevë, edhe në Tuz, edhe në Tetovë. Për të gjitha këto arsye, na konsideroni një zë të shtuar në korin e mbështetësve të Preshevës dhe që advokon të drejtat e qytetarëve aty. Ne do ta ngrejmë zërin kudo ku kemi mundësi ta bëjmë”, shtoi Veliaj.

Me theks të veçantë, Veliaj dhe Arifi diskutuan mbi vënien në funksion të Fondit Kombëtar të Solidaritetit, si dhe për projekte të rëndësishme për qytetin e Preshevës. Veliaj vlerësoi edhe vendimin e shqiptarëve të Preshevës për t’u bërë bashkë.

“Mezi pres që në mbledhjen e ardhshme të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit të miratojmë vendimet për të dhënë gjithë këto kontribute. Nëse po e bëjmë këtë për miqtë tanë në Ukrainë, në Kharkiv, që është qyteti ynë binjak i adoptuar, për Preshevën, që është qyteti ynë binjak prej gjaku, duhet ta bëjmë më të lehtë. Jam shumë krenar për punën që keni bërë, për faktin se Presheva drejtohet nga një skuadër e re. Ndonjëherë mezi e gjejmë gjuhën, por fakti që kemi shkuar nga 15 parti në 4, do të thotë se po krijohet një lloj kohezioni”, nënvizoi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen dhe e përgëzoi atë për punët dhe sukseset në Tiranë.

“Kënaqësi dhe nder të jem sot tek vëllai im Erioni, si çdo herë, me të cilin kemi një marrëdhënie e veçantë. Nuk është as politike, nuk është as kolegjiale, sa është vëllazërore dhe shpirtërore, dhe në këtë kontekst është për mua, dhe për ne nga Presheva në përgjithësi, jo vetëm një nder, por edhe kënaqësi shpirtërore të jemi këtu me ty, me stafin tuaj, në vendin më të të dashur për preshevarët, Tiranën. Ju urojmë për punët, ju urojmë edhe për sukseset të cilat po shihen qartazi dhe ti Erion je i dashur dhe i mirëseardhur në Preshevë”, deklaroi Arifi.

Paraardhëse

Mbreti Charles III konfirmohet, aprovon ditë pushimi për funeralin e Mbretëreshës

Pasardhëse

Sulmi i Iranit paralizon të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë, policët punojnë me regjistër manual

Pasardhëse

Sulmi i Iranit paralizon të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë, policët punojnë me regjistër manual

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.