• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“E quajti spiun i Sigurimit”, Robert Rakipllari fiton gjyqin me Frrok Çupin, argumentet e Gjykatës: Gazetari nuk ka shpifur

5 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një debat televiziv që përfundoi në dyert e Gjykatës mes gazetarit Robert Rakipllari dhe botuesit Frrok Çupi. Ky i fundit paditi Rakipllarin për “shpifje” pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, pasi e quajti “Spiun i Sigurimit”. Por gjykata e ka shpallur të pafajshëm gazetarin.Ankimi në Gjykatën e Tiranës u depozitua nga Frrok Çupi në 15 qershor 2021, i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit.

Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i botuesit Çupi.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të verifikimit.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.

Në vendim thuhet se dokumentet e paraqitura nga Rakipllari dhe të dhënat që mbanin ato ishin të sakta dhe të nxjerra nga autoritetet shtetërore.

“Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron Gjykata.

Debati që çoi në gjykatë:

Të ftuar në emisionin “Open” më 11 prill 2021, gazetari Robert Rakipllari debatoi ashpër me analistin Frrok Çupi.

Rakipllari: Ke qenë spiun i sigurimit.

Frrok Çupi: Ore mban përgjegjësi për këtë.

Rakipllari: Po po mbaj përgjegjësi unë.

Frrok Çupi: Me këtë që bërë do shkosh në gjyq.

Rakipllari: Shko. Unë nuk debatoj me ty.

Frrok Çupi: Vendose fjalë që nuk i thashë unë.

Rakipllari: Të respektova, të dëgjova deri në fund. Je në vete?

Frrok Çupi: Je një kokërr budalla i dashur.

Rakipllari: Je spiun. Ke qenë, mbaje.

Paraardhëse

Veliaj dhe Rita ora zbulojnë surprizat për koncertin në sheshin “Skënderbej”

Pasardhëse

Macron lë pas hatërmbetjet, uron Truss për fitoren në garën brenda konservatorëve

Pasardhëse

Macron lë pas hatërmbetjet, uron Truss për fitoren në garën brenda konservatorëve

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.