• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarja: Ka shkelur diku në kallo, në një pikë nevralgjike

31 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin nga qeveria të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Lala tha se dyshon që Gledis Nano ka shkelur dikë në kallo përderisa nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në policinë e shtetit, për ta pastruar institucionin nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Zoti Nano ka shkelur diku, në një pikë nevralgjike që i erdhi shkarkimi. Nëse Nano nuk i kishte përmbushur objektivat, a nuk i ka përmbushur edhe ministri i Brendshëm, objektivat?. Nëse nuk pastrohet policia nga kriminelët dhe militantët, problemi do të mbetet i njëjtë për policinë pavarësisht emrit të drejtorit të ri. Për zotin Nano kam menduar se mund të sillte një frymë të re në policinë e shtetit. Kam menduar se nga mbështetja që vinte nga ndërkombëtarët ai mund të sillte një ndryshim. Por kam gabuar, se nuk kam marrë në konsideratë politikën shqiptare, që ia pret kokën atyre që tentojnë të ngrihen mbi palët. Pavarësisht se kishte një lloj sigurie nga ndërkombëtarët, kam harruar se politika për interesat e veta, e nxjerr jashtë loje politikën ndërkombëtare”, tha Lala.

Klodiana Lala: Ka pasur debate, edhe lidhur me hetimin që lidhet me Ervis Martinaj. Unë jam e prirur si gazetare të shkojë përtej. Ne nuk patëm mundësi të shihnim realisht se ç’ishte në gjendje të bënte Gledis Nano.

Pa u mbushur 11 muaj, ai nuk kishte përfunduar emërimet e drejtorëve dhe rokadën në polici. Ishte në fazën kur po finalizonte largimin e zyrtarëve të policisë së lidhur me krimin dhe të korruptuar. Se ne kemi fakte. Kemi Jeton Lamin që shoqëronte Ervis Martinaj. Kishim ngjarjen e rëndë ku zyrtari i policisë teksa lëvizte me skaf goditi një vajzë të vogël në Potam. Unë besoj se Gledis Nano ka shkelur diku në kallo. Ne kemi pasur më herët ngjarje shumë të rënda. U vra Skerdilajd Konomi dhe nuk u shkarkua apo dorëhoq Drejtori i Përgjithshëm. Patëm kanabizim në kohën e zotit Çako, por ai nuk u largua.

Me thënë të drejtën unë mendoj se në mënyrë direkte apo indirekte mund të lidhet edhe me këtë pikë shkarkimi i Nanos. Nuk kam prova por unë dyshoj për këtë. Po të shikosh kemi nga njëra anë zhdukjen e Ervis Martinaj. Sapo flitet për zhdukjen e tij shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ka diçka përtej mënyrës sesi doli lajmi. Pati një arkitekt për mënyrën sesi po sillej me median për shkarkimin e zotit Nano.

Kam folur për dy emra por kryeministri është i pabesueshëm. Ai rezervon surpriza, siç bëri edhe në rastin e Presidentit. Por, emrat potencialë që janë në garë. Kandidati potencial është Muhamet Rrumbullaku, që mban gradën e duhur për të marrë drejtimin e policisë. Mendohet se mund të jetë sipas mendimit të Ministrit të Brendshëm që mund të shkëpusë lidhje e policisë me krimin e organizuar. Por unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë. Sepse, pak kohë më parë u emërua një drejtues i lartë në policinë e shtetit, por mua dhe kolegët na erdhën informacione se financohej nga një grup kriminal.

Lorenc Panganika është kreu aktual i policisë së Tiranës. Njihet edhe me ministrin e Brendshëm se ka qenë drejtues në Gjirokastër. Kur kandidonte zoti Nano dhe flitej si emër potencial, mendoja se duhej ta merrte drejtimin e Policisë së Shtetit, Mond Rizaj. Edhe pse nuk është artikuluar publikisht, ka një zë që zoti Rizai edhe pse në heshtje është kandidat potencial. Nuk e kam unë bindjen, e kanë rezultatet e Rizait ndër vite. Por, kushdo që do të vijë do ta gjejë policinë e shtetit me lidhje me krimin dhe bilancin e tmerrshëm 48 viktima në kaq pak muaj.

Paraardhëse

Nis protesta në Tiranë për dhunimin e 11-vjeçares, kush janë VIP-at pjesëmarrës

Pasardhëse

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi, qytetarët e tmerruar “pushtojnë” rrugët

Pasardhëse

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi, qytetarët e tmerruar “pushtojnë” rrugët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.