Partia e Lirisë ka bërë publike sot një denoncim për ujësjellësin e Memalijat. Sipas Petrit Vasilit, Rama dhe Çuçi nisën më 7 prill të 2021-shit punmet për këtë ujësjellës, pa u shpallur më parë fituesi i tenderit.
“Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memalijat dhe fshatrave, Investim mbi 4 mln euro, i cili është bërë publik gjoja fillimi i punimeve, më 7 prill të 2021-shit. (transmetohet një kronikë ku shihte Çuçi dhe Rama). Tenderi përkatës është 4 mln. Por çka ndodhur? Kryeministri, hajdut dhe grabitqar, inauguron nisjen e punimeve ne një ujësjellës që nuk ka mbaruar akoma. Ky është skandali, pjesa më rëndë, ku shqiptarët duhet ta kuptojnë. Tenderi, data 9 prill shpallej fituesi, kurse kryeministri në 7 prill shkoi dhe nisi punimet. Kontrata që lidhet për të filluar punimet, u nis në 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë.”, tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post