• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj largoi nga detyra Edvin Shvarcin, reagon ashpër Blendi Fevziu: Ishte një zyrtar që kushdo do ta kishte zili

25 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar në Facebook, ndërsa ka mësuar për largimin nga detyra në presidencë të Edvin Shvarc.

Fevziu, shprehet ndër të tjera se Shvarc, me të cilin ka qenë në fakultet ka punuar për 20 vite në këtë institucion me presidentët Moisiu, Topi, Nishani e Meta.

Ndërsa mëson se shkaku i largimit të Shvarc nga Presidenca, është mosekuivalentimi i diplomës, gazetari shprehet se Shvarc ishte një zyrtar që kushdo do ta kishte zili.

Postimi i plotë:

“Per nje mik te vjeter qe e takoj kaq rralle

Ishte studenti me i heshtur, por padyshim edhe nder me te miret e deges se letersise. Keshtu e njoha ne Fakultet, Edvin Shvarcin, djalin e Robert Shvarcit qe me kishte mahnitur me perkthimet e tij e me vone, kur e njoha, me formimin e tij intelektual. Edvini ishte kurioz, dinte pothuaj gjithcka dhe dilte tej perdes qe mundohej te na ndante nga bota. Ishte nga ata qe flisnin pak, por edhe nga ata qe nuk e donin komunizmin. Ne 9 Dhjetor 1990 ishim bashke ne demostraten e studenteve tek Liceu Artistik. Njeriu me fjalepak i fakultetit ishte ne rreshtat e para. Po ate mbremje solli ne Qytetin Studenti nje flamur pa yll. Ishte nje flamur i cetave patriotike qe zoti e di si kishte mbijetuar. Ishte flamuri i pare qe studentet valeviten dhe i pari pa yll publikisht pas 46 vitesh komunizem.

Qe nga ajo kohe e pashe pak. Iku ne Nju Jork ku u ridiplomua dhe ku qendroi me shume se 10 vjet. E takoja here here atje. E donte shume Shqiperine dhe i mungonte Tirana. Kete ma thoshte gjithnje. Ne 2002 erdhi te percillte per ne banesen e fundit babain qe nderroi jete. Nje inteletual qe ende sot te gjithe e kujtojne me nderim.

– Me tha nuk do kthehem me. Nuk jetoj dot ne Nju Jork, e dua shume Tiranen.

Filloi pune ne stafin e Presidentit Moisiu. Qe nga ajo kohe e kam pare shume rralle. Zakonisht ne evente ku ishte prezent. Punoi pa ndalim per Presidentin Moisiu, Topi, Nishani, Meta. Ka 20 vjet ne ate detyre. Nje zyrtar perfekt, nga ata qe kaq shume i mungojne ketij vendi. Nje njeri qe dinte si sahat cdo sekonde te punes se tij. Nje zyrtar qe do ta kishte zili kushdo.

Sot mora vesh qe e kane hequr. Pyeta dhe me thasne qe nuk ka njesuar diplomen qe ka marre ne Nju Jork me ate ne Shqiperi. Dhe me sa duket diploma amerikane nuk qenka e vlefshme sa ajo e Tiranes. Po a eshte diploma kaq e rendesishme per nje njeri qe ka 20 vjet qe eshte ikone e atij institucioni. Nuk e di! Di vetem qe Edvin Shvarc nuk do jete me aty dhe shpresoj qe sdo kthehet me mbrapsht. Ne Nju Jork. Sepse ne pune apo i larguar, ate do ta marre gjithnje malli shume per Tiranen. E do shume Shqiperine.”-shkruan Fevziu.

Paraardhëse

Armando Broja shuan zërat e merkatos, sulmuesi shqiptar i kthehet punës në stërvitje me Chelsea-n

Pasardhëse

I pandalshëm boksieri shqiptar, shtrin në tapet kundërshtarin

Pasardhëse

I pandalshëm boksieri shqiptar, shtrin në tapet kundërshtarin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.