• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Të rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës”, Klodiana Lala zbardh dosjen e prokurorisë së Elbasanit: 2 rusët dhe ukrainasi erdhën me mision sekret në Shqipëri

24 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
718
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Elbasanit në lidhje me dy rusët dhe ukrainasin, pasi tentuan të hynin me forcë dhe njëri prej tyre sulmoi me spraj dy ushtarët në uzinën e Gramshit.

Në dosje thuhet se Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov akuzohen se janë rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës dhe kanë ardhur në Shqipëri me misione të caktuara.

Po ashtu thuhet se në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime dhe pamje të uzinës mekanike të Gramshit, por edhe të veprave të tjera që njihej si infrastrukturë kritike civile, siç janë burimet energjetike.

“Nga aktet e këtij procedimi, rezulton se më datë 20 gusht, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, është njoftuar salla Operative e Komisariatit Gramsh, se në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të uzinës. Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e uzinës dhe në distancë rreth 200 metra larg objektit, në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bërë rezistencë dhe ka nxjerrë një sprai duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup, me qëllim që të largohej nga ata. Me gjithë këto veprime, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e komisariatit të Policisë Gramsh, të cilat kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit. Rezulton se shtetasi i huaj, Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe janë vendosur pika kontrolli dhe është bërë e mundur kapja e mjetit, ku ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpotav dhe shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva.”, thuhet në dosje në lidhje me ngjarjen.

Ditën e sotme, rreth orës 11:00, 3 të arrestuarit të cilët dyshohen dhe akuzohen për ‘Spiunazh’ do të dalin para gjykatës së Elbasanit, ku do i caktohet edhe masa e sigurisë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria kërkoi arrest me burg për të tre.

Paraardhëse

“‘Duhet të bëhemi gati’ për luftë”, Frrok Çupi trondit me deklaratën, tregon lëvizjen urgjente që bëri Berisha sapo u larguan dy avionët amerikan nga Tirana

Pasardhëse

6 muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Yuri Kim: Të mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për sovranitetin, Shqipëria rol të rëndësishëm si aleate në NATO dhe OKB

Pasardhëse

6 muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Yuri Kim: Të mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për sovranitetin, Shqipëria rol të rëndësishëm si aleate në NATO dhe OKB

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.