• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rama vendosi të mos mbroheshin objektet ushtarake, por ministri i Mbrojtjes”, Bardhi: Ngjarjet e 24 orëve të fundit kërkojnë rikthimin e ndryshimit ligjor

21 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
233
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Gazment Bardhi nëpërmjet një statusi në Facebook nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Më 21 Korrik 2022, Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civilë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament”, shkruan Bardhi.

Referuar incidenteve të fundit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh dhe në Poliçan, Bardhi thotë se kjo tregon rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë.

Statusi:

“Më 21 Korrik 2022, Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civilë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament.

Ngjarjet identike brenda 24 orëve, ku shtetas të huaj (rus, ukranias dhe çekë) janë futur brenda objekteve ushtarake, duke cenuar sigurinë dhe në një rast duke rrezikuar edhe jetën e ushtarakëve shqiptarë, e bëjnë të domosdoshëm rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë.

E ndërsa autoritetet përgjegjëse kanë detyrimin të sqarojnë dhe bëjnë transparencë të plotë për rrethanat e ngjarjes në Gramsh dhe Poliçan, duke përfshirë edhe performacën e institucioneve shqiptare të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, Presidenti i Republikës ka detyrimin institucional të thërrasë me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të vlerësuar nivelin e sigurisë në objektet ushtarake të shtetit shqiptar.

Cenimi i sigurisë në objektet ushtarake vendos seriozisht në rrezik sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Nëse ky rrezik vjen edhe nga vendimmarrjet e gabura politike, siç është ulja e nivelit të ruajtjes në këto objekte, padyshim që duhet të ketë përgjegjësi politike. Objektet ushtarake të shtetit shqiptar nuk mund të trajtohen si “han pa porta”, siç në fakt Edi Rama ka kthyer shtetin dhe institucionet publike.”-shkruan Bardhi.

Paraardhëse

“Rroftë babo komandanti ynë”, ironizon Gjekmarkaj: Niko u përlesh vetë me spiunët në Gramsh, por modestia s’e lë të duket heroik

Pasardhëse

Ngjarja në Gramsh, Strazimiri ironizon Ramën: Neutralizuesit përfundojnë në spital, ndërsa të neutralizuarit i hipin Chevroletit

Pasardhëse

Ngjarja në Gramsh, Strazimiri ironizon Ramën: Neutralizuesit përfundojnë në spital, ndërsa të neutralizuarit i hipin Chevroletit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.