• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Grupe kriminale përfitojnë fonde publike”, deputeti i PD për sulmin në uzinën e Gramshit: Puna për parandalimin e aktiviteteve të tilla është e dobët

21 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi dje në uzinën e armëve në Gramsh, ku 3 rusë tentuan që të futeshin në brenda godinës, dhe njëri prej tyre sulmoi 2 ushtarët.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Sula teksa vlerësoi punën e dy ushtarëve që ishin në uzinë, theksoi se puna parandaluese e organeve ligjzbatuese është inekzistente.

Reagimi i Sulës:

“Opinioni publik u trondit mbrëmë kur mediat raportuan se tre shtetas rusë dhe ukrainas që dyshohet se kishin qëllime spiunazhi u konfliktuan dhe rrezikuan jetën e dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin më të madh për dy efektivët e Forcave të Armatosura dhe iu uroj atyre shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjeve.

Megjithatë, disa konsiderata për këtë ngjarje të rëndë duhen trajtuar. Situata ketu është reflektim dhe i situatës së pasigurisë së jetës së civilëve pasi po ta kuptosh puna parandaluese në zbulimin e aktivitetit kriminal të elementëve kriminalë apo organizatave kriminale është shumë e dobët.

Fakti që ka kaq shumë ngjarje të rënda kriminale dhe është e njëjta dinamikë në kryerjen e këtyre veprave të rënda penale tregon se puna parandaluese e organeve ligjzbatuese është inekzistente. Si ka mundësi që aktiviteti i grupeve kriminale nuk është në mbikëqyrje të vazhdueshme duke e ditur që në çdo qytet apo zonë janë thuajse shumica të identifikueshëm për aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkotikëve apo të aktiviteteve të tjera kriminale dhe policia kriminale nuk ka informacion të sakta në operimin e këtyre grupeve kriminale? Nuk flasim për ngjarje të renda të papërgatitura në kohë e logjistikë të grupeve kriminale. Por për ngjarje të rënda kriminale të cilat kërkojnë kohë në përgatitjen e tyre si dhe kerkojnë një numër më të madh njerëzish e mjetesh për t’u kryer.

Dhe më kryesorja është që një pjesë e elementeve kriminalë apo bandave kriminale gëzojnë mbështetje nga segmente të politikës në zonën ku operojnë si të atyre vendoreve dhe më lart në politikën qendrore.Apo të segmenteve të politizuara apo të korruptuara në Policinë e Shtetit që japin info dhe i ndihmojnë ndaj kundërshtarëve të njeri-tjetrit pra shesin informacione.

Dhe se i japin mbrojtje për të bërë të mundur që ato të fshihen dhe madje të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal si në vazhdimin e përfitimit të ardhurave nga trafiqet. Në të njëjtën kohë ka dyshime të forta që këto grupe kriminale përfitojnë fonde publike nëpërmjet mbështetjes së firmave të ndryshme duke i mbrojtur apo dhënë akses për bashkitë e territorit ku veprojnë apo më gjerë.”-shkruan Sula.

Paraardhëse

U shpall kampione Europe, Begaj bisedë telefonike me Luiza Gegën: Përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë

Pasardhëse

“Jemi vend i NATO-s”, Tabaku mbi ngjarjen në Gramsh: Çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon, e patolerueshme

Pasardhëse

“Jemi vend i NATO-s”, Tabaku mbi ngjarjen në Gramsh: Çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon, e patolerueshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.