• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tabaku: Me shitjen e nënshtetësisë rrezikojmë që pastrimi i parave të zyrtarizohet me ligj

20 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi në lidhje me dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ku pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.

 

“Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30-vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit. Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër. Kjo duhet të kthehej në një prioritet kombëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!  Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pasaporta të florinjta! Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht  dhe ne problem. Për sigurinë por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Tabaku shton se politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare për zhvillim e integrim.

“Kjo së pari tregoj dështimin e politikave ekonomike, menaxhimit buxhetor por dhe varfërinë e strategjive për tërheqjen e investime të huaja si dhe kapitalit vendas.Në kohë krize, rritje çmimesh e inflacioni, rënie konsumi e rritje te varfërisë politika duhet te jene në shërbim te shumicës. Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare për zhvillim e integrim, për politika për të diversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqësinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në mënyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen. Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë. Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE. Vlerat dhe standardet e BE nuk mund të jenë për shitje”, u shpreh Tabaku.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh? Pas 12 orësh diskutim, bie qeveria e Dritan Abazoviç!

Pasardhëse

Idajet Beqiri nxjerr emrat e politikanëve në Partinë Demokratike që ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit

Pasardhëse

Idajet Beqiri nxjerr emrat e politikanëve në Partinë Demokratike që ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.