• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Kërcime sensuale dhe festa të çmendura, kryeministrja e Finlandës i “bindet” popullit, realizon testin e drogës

19 August, 2022
në Botë, Kryesore
0
217
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministrja e Finlandës ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur lëndë narkotike në një festë të zhvilluar para dy javësh, video të së cilës u vënë virale në rrjet.

E gjithë historia nisi me pamjet ku kryeministrja Sanna Marin shfaqej duke festuar me miqtë e saj, përfshirë edhe një koleg deputet dhe influencues të mediave sociale.

Një moment dëgjohet dikush që përdor një zhargon që në gjuhën finlandeze përdoret për të kokainë.
36-vjeçarja pranon që ka festuar, por thekson se në asnjë moment nuk ka përdorur lëndë narkotike.

“Kam kënduar, kam kërcyer, jam përqafuar me miqtë e mi dhe kam pirë edhe alkool. Këtu nuk ka asgjë të keqe. unë kam një jetë familjare, një punë por si gjithë të tjerët kam edhe një jetë pas pune, kështu që kam të drejtë të kaloj kohë me miqtë e mi. Pak a shumë si gjithkush në moshën time. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Këto janë video private dhe nuk janë të destinuara për publikun”, është shprehur ajo, referuar InstaStory-t.

Ndërkohë BBC raporton sot se Marin ka njoftuar se ka bërë testin për lëndë narkotike.

Disa politikanë u shprehën e 36-vjeçarja duhej të testohej për përdorim të drogës, ndërkohë Marin ka njoftuar në konferencën për shtyp se rezultatet pritet të dalin javën e ardhshme.

Ajo përsëriti se nuk kishte përdorur kurrë drogë.

“Edhe kur isha adoleshente, nuk kam provuar asnjë lloj droge”, theksoi ajo, teksa shtoi se është testuar për të hequr shqetësimin e publikut.

Pak më parë janë publikuar edhe dëshmi të personave të cilët kanë qenë të pranishëm në festë.

Këtë mëngjes Seiska , një tabloid finlandez, i hodhi benzinë zjarrit me një raportim se Marin në një gjendjen “dukshëm të dehur” dhe shoqëruesit e saj më pas kishin shkuar në një restorant dhe kishin kërcyer në një klub nate, restorant dhe bar koktej në Helsinki, të paktën deri në orën 4.30 të mëngjesit.

Dëshmitarët i thanë gazetës se Marin, e cila është e martuar dhe ka edhe një vajzë katër vjeçare, dukej se flirtonte me disa burra në klub.

“Sanna kërceu në mënyrë provokuese me të paktën tre burra të ndryshëm. Ajo gjithashtu u ul në prehrin e dy burrave të ndryshëm.

Sanna po sillej sikur të ishte pjesë e rrethit të tij. Ajo po sillej si një grua beqare rreth të njëzetave. Nga sjellja e saj ishte e vështirë të kuptohej që ishte e martuar, po sillej si një grua beqare rreth të 20”, tha një nga personat e pranishëm.

Ndërkohë një tjetër është shprehur se kryeministrja e vendit nuk mund ta lejojë veten të jetë në një gjendje të tillë, ndërsa media finlandeze raportoi se dikush tjetër e kishte konsideruar sjelljen e Marin, si shokuese.

Paraardhëse

A do të bjerë qeveria e Abazoviçit? Parlamenti malazez debat mbi mocionin e mosbesimit: Është koha të mbajmë zgjedhje për një ekzekutiv legjitim

Pasardhëse

‘Pasaporta e artë’, Çollaku: Siguria kombëtare ka shkuar për lesh

Pasardhëse

‘Pasaporta e artë’, Çollaku: Siguria kombëtare ka shkuar për lesh

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.