• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pasaportat e arta’ rrezikojnë sigurinë kombëtare”, Bujar Leskaj lëshon alarmin dhe tregon prapaskenat: Lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me të dhëna sensitive të shqiptarëve

19 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka komentuar për dhënin e pasaportave për investitorët që duan të investojnë në Shqipëri, teksa shprehet se Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të arta’.

Postimi i plotë i Bujar Leskajt:

“Pasaportat e arta ‘rrezikojnë sigurinë kombëtare’.

Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të arta’, akordimin e nënshtetësisë shqiptare për sipërmarrës të huaj që e kërkojnë dhe janë gati të paguajnë. Shembujt e Bullgarisë dhe Rumanisë në kohën e aderimit të tyre në Bashkimin Evropian dhe abuzimet e bëra me dhënien e nënshtetësisë në këmbim të parave, duke përfituar elementë me të kaluar kriminale, duhet të shërbejnë si mësim për ne.

Bashkimi Europian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës së artë. E pyetur nga një media shqiptare, zonja Ana Pisonese zëdhënëse e Komisionit Europian, u shpreh se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave. “Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimi të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsioni,t përmes aplikantëve të mundshëm që vijnë nga shtete të botës së tretë. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe ka nisur procedurat e shkeljes kundër Shteteve Anëtare në vitin 2020. Për shkak të perspektivës së ardhshme të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shtetësia e vendeve kandidate mund të bëhet tërheqëse për investitorët. Kjo gjë po ndodh tashmë gjatë proceseve të anëtarësimit, teksa shtetet kandidate zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në dhe mund t’i japin të drejtë shtetasve të tyre të hyjnë në zonën shengen, pa nevojë për vizë për periudha të shkurtra kohore”, theksoi ajo.

Zëdhënësja e KE-së ka të drejtë kur cilëson se skema të tilla mund të rrezikojnë interesat e vendit, ndërsa thekson se Bashkimi Europian po monitoron qëndrimet e të gjithë vendeve kandidate për në BE, lidhur me procedurat e pasaportave.

Tek ne, sistemi i drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse publike nuk mund të kontrollojnë një proces të tillë. Me sektin Rama në krye, ne nuk jemi gati në forcimin e shtetit ligjor, që të kemi mundësi t’i kontrollojmë të gjitha kërkesat dhe të shmangim pastrimin e parave apo korrupsionin.

Dhenia me koncesion kompanive të huaja të procedurës së akordimit të pasaportave shqiptare për sipërmarrës të huaj që e kërkojnë, kundrejt pagesës, cënon sigurinë kombëtare. Ajo lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me të dhëna sensitive të shqiptarëve. Në këto raste, qeveria shqiptare nuk duhet të japë shërbime të tilla me koncesion. Këto të dhëna duhet të ruhen nga Shteti shqiptar.” tha ai.

Paraardhëse

“Legjendat në kafe”, Artan Hoxha nxjerr foton e Metës dhe Berishës që po qarkullon me shpejtësi: Kujdes nga spiunët

Pasardhëse

CNN bën thirrje fton ndjekësit të provojnë Ksamilin, Himarën & Dhërmiun, mes perlave të Europës

Pasardhëse

CNN bën thirrje fton ndjekësit të provojnë Ksamilin, Himarën & Dhërmiun, mes perlave të Europës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.