• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputeti Dashnor Sula: Kjo maxhorancë ka tejkaluar çdo rekord të zi

18 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me të dhënat që dalin nga raportet, ku shqiptarët renditen ndër të parët që largohen nga vendi për të kërkuar azil.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Sula thekson se qeveria është alergjike ndaj të ardhmes, duke shtuar se kjo maxhorancë tejkaluar çdo rekord të zi.

Postimi i Sulës:

“Qevria alergjike ndaj të ardhmes!

Qeveria aktuale është alergjike ndaj të ardhmes së vendit të saj. Kjo mazhorancë ka tejkaluar çdo rekord të zi që as nuk ishin paramenduar në qeveritë e kaluara. Kërkesat për azil ekonomik ne vendet e BE-së kanë qenë fenomeni më i përhapur nga 2013 deri më tani. Eksodi i shqiptarëve nuk u ndal as në kohë pandemie. Për të theksuar është se SHQIPTARËT jo thjeshtë emigrojnë por kërkojnë azil. Kjo tregon situaten e pashpresë në vendin e tyre të Sulltanit.

Por situata është 100 fish më e trishtë, më e papërfytyruar kur mëson se në 7 vitet e fundit mbi 10 mijë të mitur të moshës 14, 15 e 16 vjeç kanë kërkuar strehim në shtetin Italian me pretekstin se në vendin e tyre nuk kanë mbështetje. Kjo është alarmante!

Kushdo ti bëj një kontroll facebook-ut tim gjen me dhjetra postime për shpopullimin e fshatrave e qyteteve. Kam denoncuar edhe fenomenin e largimit të fëmijëve. Në zonën ku unë jam zgjedhur deputet ndonëse në fshehtësi por që ndodh që prindërit i nisin me duart e tyre fëmijët e mitur në Itali. Ata kanë humbur çdo shpresë se fëmijët e tyre mund të kenë një të ardhme në vendin e tyre ndaj detyrohen sa të bëjnë akte që edhe nuk lejohen ligjërisht. Në Shqipëri modeli shembullor është ai që merret me hashash.

Në administrat duhet të paguash rryshfet për të gjetur një vend pune. Këto janë disa nga arsyet më të shpeshta që shqiptarët marrin rriskun që të dërgojnë me duart e tyre drejt vendit fqinj ku deklarohen si të braktisur. Aq të pashpresë ndihen në Shqipëri saqë pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë drejt një të ardhme të pasigurt në një vend të huaj. E kanë më të lehtë të pranojnë fatin që i rezervohet në strehimin në një qendër komunitare në Itali dhe më pas caktimin që i bëhet atje për të marr një zanat.

Por e keqja nuk mbaron me kaq. Ndonëse jo me statistika të sakta por është fenomen i përhapur në Shqipëri ku familjet marrin para borxhë për të paguar trafikantët që të çojnë fëmijët e tyre në Angli. Ndërkohë drejtimi që mund të marr një i mitur në një vend aq të largët pa këshillat e prindërve është krejtësish i paditur.

Kjo është situata e pashpresë në Shqipërinë e kësaj qeverie. Alergjike ndaj rinisë, alergjike ndaj trurit të vendit. Alergjike ndaj mirëqenies së popullit të vendit të saj. Kjo qeveri ka tejkaluar të gjitha limitet. Largimi nuk është zgjidhje, ngritja për ti kërkuar llogari dhe për të imponuar politika më të mira ose të largohet është zgjidhja më e mirë që nënat të mos pleqërojnë me sytë nga dera duke pritur fëmijët e tyre.”-shkruan Sula.

Paraardhëse

Përfundon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, reagon Borell: Nuk u arrit asnjë marrëveshje

Pasardhëse

Nga merkato te rinovimi, mesfushori i Romës qëndron në kryeqytet

Pasardhëse

Nga merkato te rinovimi, mesfushori i Romës qëndron në kryeqytet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.