• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha flet për naftën dhe tregon skenaret që pritet të ndodhin: Një vrimë e zezë gllabëron paratë e qytetarëve

12 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në takimin e përjavshëm me gazetarët në lidhje me çmimin e naftës në vendin tonë duke e cilësuar rritjen e tij një abuzim nga ana e qeverisë.

Berisha u shpreh se kontrabanda është një nga shkaqet kryesore e tregut të deformuar ndërsa shtoi se shumë shpejt qytetarët do të përgjigjen me gjuhën që kjo qeveri meriton.

“Naftën, qumështin, djathin, bukën, vajin Edi Rama po i përdor sot për dy qëllime madhore. Pasurimin e tij dhe klientelës së tij. Varfërimin e qytetarëve shqiptarë. Dje nafta ka qenë nën çmimin që ka pasur para luftës në Ukrainë. Sepse Joe Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës në SHBA. SHBA nxjerrin sot 600 mijë fuçi në treg. Nga rritja e çmimit të naftës po e pësonin njerëzit e thjeshtë dhe jo makineria e luftës së Putinit.

E kam deklaruar dhe e deklaroj se përgjysmimi i akcizës së naftës do të jetë një nga masa e para që do të marrë qeveria e ardhshme. Subvencioni i plotë i biletave të transportit urban dhe interurban. Sot ky bord qëndron në interesat e Edi Ramës dhe klientelës së tij. Cakton një çmim të paktën 50% më të lartë se çmimi në proporcion me bursën. Në SHBA çmimi ka zbritur në 1 dollar dhe madje herë herë edhe nën 1 dollar.

Në Shqipëri çmimi vazhdon në nivelet më të larta në botë. Shqipëria ka pasur një çmim 27% më të lartë se Mali i Zi. Kontrabanda e naftës është një nga shkaqet kryesore e tregut të deformuar. Sot ARMO nuk prodhon asnjë ton. Sot Shqipëria importon 520 mijë ton ndërkohë që ka 730 mijë automjete. Kemi të bëjmë me një vrimë të zezë që gllabëron paratë e qytetarëve dhe pasuron Edi Ramën dhe klientelën e tyre.

Logjika më elementare është që paratë të përdoren për të subvencionuar paratë e udhëtimit. Edi Rama në mënyrën më të papërgjegjshme i drejton drejt klientelës. Kompenson punime të kryera 2 vite më parë si të jenë kryer me çmimet e sotme. Promovon korridorin blu kur njerëzit mezi mbajnë frymën gjallë. Nuk ndryshon ndihmën ekonomike. Këto janë motivet me të cilat shqiptarët do të flasin shumë shpejt me gjuhën që kjo qeveri meriton”, tha Berisha.

Paraardhëse

Projekti i Portit të Durrësit, Ilir Meta del me deklaratën e fortë: Investitorë dhe burime parash të dyshimta

Pasardhëse

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Berisha tregon lëvizjen që bëri Edi Rama: Është i pashpresë

Pasardhëse

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Berisha tregon lëvizjen që bëri Edi Rama: Është i pashpresë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.