• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

11 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
183
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruara se në shtator do të ketë zhvillime në politikën shqiptare, menjëherë pas përfundimit të verës.

Vangjeli thotë se ‘moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë duke nisur nga muaji shtator dhe se personazhe të njohur, në të majtë dhe të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë. Dhe po kështu, edhe lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar dhe hierarkinë e vetë maxhorancës.

Analisti ka analizuar situatën aktuale politike dhe veçanërisht kryeministrin Rama në raport me opozitën, por edhe me njerëzit e tij, Vangjeli thekson se një pjesë e këtyre të fundit ndjejnë pasiguri për atë që do të sjellë vjeshta.

Disa politikanë të maxhorancës, siç thekson ai, “kanë raporte frike me SPAK-un dhe ndjehen viktima të frazës së Ramës: “Përgjegjësia është individuale!”.

Po ashtu ndër të tjera Vangjeli thekson se “rrethi mbyllet vetëm kur produktet e veprës kriminale, edhe kur duket se janë larë e tharë ligjërisht, të sekuestrohen e t’i kthehen publikut në formën e pasurisë publike. Mund të ndodhë që dikush të jetë shpallur apo edhe të shpallet fajtor me dosje gjyqësore që nuk bindin askënd, por nuk mbaron këtu.

Ka personazhe të cilëve shumëkush i numëron hektarët që blejnë me emra të afërmish në periferi të Tiranës, që planifikojnë ndërtime luksi në qendër të saj apo edhe inagurojnë komplekse hoteliere në jug të vendit duke rrezikuar të marrë në qafë, dhe seriozisht kësaj here, jo vetëm veten, por edhe lavatriçet e tyre të hekurta.”

Kjo frazë duket se drejtohet drejt personazheve konkretë në të majtë të politikës. Dhe në të njëjtën kohë, një krahasim me David Koperfildin, e çon në të djathtë adresës e frikës. Sipas Vangjelit, “Ka personazhe të tjerë që si iluzionisti i famshëm, e shndërrojnë një copë tokë sa një shami hundësh në një lagje të tërë banimi dhe në të njëjtën kohë, besojnë se e shndërrojnë edhe veten në engjëll hakmarrës në emër të së drejtës”, thotë ai.

“Të tjerë, shumë të tjerë nga ata që e dinë edhe më mirë se vetë prokurorët se çfarë kanë bërë, janë në radhë për të kaluar radhën e llogarive të hapura”, shkruan Vangjeli, duke ju referuar kështu dikujt, që shpejt mund të jetë në telashe serioze me drejtësinë.

Po kështu, sipas tij, vjeshta do të prezantojë hapa të tjerë nga kryeministri Rama, si një para përgjigje për mënyrën sesi Rama do t’i përgjigjet rrjedhës së ngjarjeve dhe si do t’u paraprijë atyre.

“Me gjasë, në vjeshtë Rama do të dëgjohet më shpesh të thotë: “Përgjegjësia është individuale!”. Dhe kjo është shtysa që do t’ia çojë duart tek veshi i atyre që do të përcillen në SPAK kapur për veshi. Ka të drejtë edhe sepse edhe merita për triumfin e katërt të socialistëve në zgjedhje, kështu siç po rrjedhin ujërat nën urat e Lanës, do të jetë gjithmonë e më individuale”, thekson ai duke konsideruar se një nga këto hapa do të jetë edhe rikonfigurimi i mundshëm i kabinetit qeveritar dhe raportet e reja të hierarkisë në maxhorancë.

Paraardhëse

“Akulli po zhduket”, shkencëtarët japin alarmin: Arktiku është ngrohur shumë shpejtë, ja arsyet kryesore të kësaj katastrofe

Pasardhëse

Ky vend i BE planifikon të marrë vendimin drastik, u ‘bën gjëmën’ rusëve

Pasardhëse

Ky vend i BE planifikon të marrë vendimin drastik, u ‘bën gjëmën’ rusëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.