• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partia e Lirisë ngre alarmin dhe ka 6 propozime për Ramën: Ky është rrënim ekonomik

8 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
126
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, përmes së cilës i propozon qeverisë 6 masa për të luftuar varfërinë.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

“Shtrenjtimi abuziv i çmimeve të ushqimeve po ul ndjeshëm konsumin dhe po thellon seriozisht varfërinë, duke rrënuar më shumë buxhetet familjare, në veçanti pensionistët dhe shtresat më në nevojë.

Fuqia blerëse ka rënë sepse çmimet janë të papërballueshme!

Sot blihet më shumë bukë dhe shumë herë më pak mish dhe nënprodukte të tij, më pak qumësht, djathë, kos, vezë, oriz, makarona dhe fruta.

Blerjet e këtyre produkteve kanë rënë 30% deri në 40% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e konsumit po krijon situatë të vështirë edhe te biznesi, që gjithë presionin është i detyruar ta shkarkojë në uljen e pagave të punonjësve dhe shkurtimin e vendeve të punës

Ky është rrënimi ekonomik, që po mbjell Qeveria e Edi Ramës që jo vetëm vjedh papushim taksat e shqiptarëve me inceneratorët, PPP, koncensione, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por po fut duart edhe në xhepat e tyre duke i grabitur çdo ditë me çmimet abuzive të ushqimeve dhe naftës, që vetë i vendos e kontrollon.

Me taksat dhe tatimet më të lartat në rajon, Qeveria po dështon me vullnet të plotë edhe turizmin, që do të thotë më shumë varfëri dhe dëshpërim për mijëra familje, që e kanë lidhur jetesën me këtë sektor jetik për vendin.

Shqipërinë e pret gremina ekonomike dhe shpopullimi masiv.

Për daljen nga rruga drejt falimentit të vendit dhe shkatërrimit të ekonomike familjare, Partia e Lirisë propozon 6 masa efektive, që luftojnë varfërinë, në të mirë të qytetarëve, familjeve dhe bizneseve shqiptare.

I bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimet konkrete të Partisë së Lirisë

1. Indeksoni pagat!

2. Rritni rrogat dhe pensionet!

3. Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç!

4. Ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit.

5. Që turizmi të marrë frymë, mbështeteni me paketa konkrete ndihme.

6. Lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, (nismë ligjore e depozituar tashmë në Kuvend), sepse edhe ukrainasit në luftë e blejnë sot naftën më lirë (1.4 eu/litër) se shqiptarët në (1.9 eu/litri).

Partia e Lirisë angazhohet që nisma e saj e parë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të jetë indeksimi me ligj i menjëhershëm i pagave, detyrim ligjor dhe kushtetues, që Edi Rama nuk e ka venë në zbatim prej vitit 2017.

Një thirrje publike edhe për të gjithë punonjësit e tatimeve dhe taksave: Mos ju bindni asnjë urdhëri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor!”-shprehet Blushi.

Paraardhëse

Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i vajzës

Pasardhëse

Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Sali Berishën

Pasardhëse

Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Sali Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.