• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gledis Nano sërish në terren, policëve: Mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencë

7 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, vijon të mbetet në terren me inspektime në jug të vendit, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhet e vendit.

Ai ka inspektuar vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë.

Gjatë takimeve me drejtuesit e strukturave vendore, ato kufitare dhe me efektivët në shërbim, Nano ka kërkuar zero tolerancë ndaj atyre që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës së pushuesve në plazhe.

Duke ju drejtuar efektivëve të policisë, Nano tha se ky standard do të ruhet deri në fund të sezonit dhe se mjetet e bllokuara e të verifikuara do t’u nënshtrohen rregullave të reja të daljes në det.

“Serioziteti, përkushtimi dhe ndershmëria juaj në kryerjen e detyrës është baza e suksesit dhe faktori kryesor për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, si dhe për të fituar respektin dhe vlerësimin e pushuesve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Mos e shpërdoroni këtë mundësi, mos dëmtoni imazhin e Policisë së Shtetit, dhe më keq akoma, mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencën tuaj.

Ky standard i vendosur këto ditë të ruhet deri në fund të sezonit dhe të merret si model për sezonin e ardhshëm, me qëllim që masat të merren në kohë, jo vetëm nga Policia, por të koordinuara me të gjithë institucionet që i ngarkon ligji, duke iu krijuar pushuesve një ambient të qetë dhe të sigurtë.

Për mjetet lundruese të shoqëruara por edhe ato që do të shoqërohen për verifikim duhet të kryhet një proces verifikimi i detajuar nga të gjitha strukturat. Mjetet që do të rezultojnë të rregullta nga verifikimi i detajuar do t’i nënshtrohen rregullave të reja të daljes në det, për të përmbushur qëllimin e vetëm, sigurinë e jetës së pushuesve”, u shpreh Nano.

Ndërkohë, Policia Kufitare, në bashkëpunim me policinë vendore, po vijon monitorimin në të gjithë zonën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë.

Gjatë ditës së sotme janë bllokuar 2 Jet ski dhe një skaf që kishte hyrë në perimetrin e sigurisë ku bëjnë plazh pushuesit.

Paraardhëse

Festa e lakrorit në Korçë, traditë, shije dhe kulinari

Pasardhëse

Albin Kurti pret Dua Lipën në zyrë: Sunny Hill u mbajt aty ku e ka vendin

Pasardhëse

Albin Kurti pret Dua Lipën në zyrë: Sunny Hill u mbajt aty ku e ka vendin

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.