• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Pullat e reja të Postës së Kosovës me imazhin e Dua Lipës, fillojnë udhëtimin nëpër botë

7 August, 2022
në Kryesore, Rajon
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Posta e Kosovës, e ka nderuar maksimalisht Dua Lipen, ku pullat më të reja postare të Postës së Kosovës, me imazhin e këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nga dita e sotme kanë nisur të udhëtojnë në të katër anët e botës, kudo ku këngëtarja ka miliona e miliona adhurues.

Ky emision i pullave postare është promovuar dje në Prishtinë.

Shefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, i ka dhuruar Dua Lipes pullat e para postare, si dhe një pullë postare e punuar në pllakë bronzi.

Po ashtu edhe babait të saj, Dukagjin Lipa.

“Dua është fituese e shumë çmimeve prestigjioze, por pulla postare me pamjen e saj është një mirënjohje unike dhe për këtë Posta e Kosovës është shumë krenare”, ka thënë Kadiu.

Në këtë ceremony, kanë marrë pjesë ekipi i Dua Lipes dhe zyrtarë të tjerë.

“Me talentin e saj, me paraqitjet e saj, ajo ka lartësuar emrin e Kosovës në tërë globin. Kudo ku është Dua Lipa aty është edhe Kosova. Faleminderit Dua!“, ka theksuar Kadiu në këtë promovim.

Artistja e madhe u shpreh e lumtur që u bë pjesë e thesarit të pullave postare.

“Është një nder i madh për mua. Do të vazhdoj të punoj në çfarëdo mënyre që mundëm për ta ngritur Kosovën sa më lartë”, ka thënë ajo.

Posta theksoi se; “Kontributi i Dua Lipes në promovimin e Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm. Me festivalin Sunny Hill në Prishtinë ajo e bëri vendin e saj një nga qendrat më të mëdha botërore të festivaleve ndërkombëtare. Dua plotësisht e meriton titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Posta e Kosovës ka nderuar dhe promovuar për mbi njëzet vite personalitete të shquara të kulturës sonë e këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen”.


Paraardhëse

Subvencioni i grurit, fermeri: Me 30 mijë lekë për hektar, vitin tjetër do të kultivoj më shumë

Pasardhëse

Donald Trump sheh garimin në 2024: Kam fituar dy herë, mundem përsëri

Pasardhëse

Donald Trump sheh garimin në 2024: Kam fituar dy herë, mundem përsëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.