• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpërthen Altin Goxhaj: Rama arrogant, injoroi ndjeshmërinë e prindërve, uli naftën me 1 lekë

7 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
555
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Altin Goxhaj, gjatë një interviste televizive, ka folur për protestën e radhës ditën e hënë pas tragjedisë në Potam dhe ultimatumin e qytetarëve ndaj qeverisë, për dorëheqjen e dy ministrave dhe drejtorit të policisë së shtetit.

Goxhaj ka theksuar se kemi të bëjmë me një sjellje arrogante dhe injorim totalisht të ndjeshmërisë publike nga kryeministri Rama, pasi ka reaguar vetëm me një talljen e tij me uljen e çmimit të naftës me vetëm 1 lekë.

Avokati tha se kemi të bëjmë me ndjeshmëri familjare në këtë histori pasi është një protestë e familjeve shqiptare, që kjo qeveri i ka hequr gjumin duke i sjellë gjendje ankthi dhe pasigurie.

Sipas Goxhajt, kjo gjendje ankthi dhe pasigurie po stabilizohet nëpërmjet arrogancës ku ministri i Brenshëm edhe pse është totalisht përgjegjës pasi kanë futur në punë një njeri kaq të lig, futet me skaf në mes të njerëzve dhe kërkon të largohet.

Goxhaj: “Përgjigjja e vetme që kemi pasur në këto 48 orë është që Edi Rama ka ulur çmimin e naftës me 1 lek, pra kemi të bëjmë me një sjellje arrogante dhe injorim totalisht të ndjeshmërisë publike. Ndjeshmëria publike ishte te pardje te fëmijët në kurrizët e prindërve. Ishte protesta me më shumë fëmijë që unë kisha parë. Kishin ardhur familjarë. Kemi të bëjmë me ndjeshmëri familjare në këtë histori pasi është një protest e familjeve shqiptare.
Kemi parë njerëz që lotonin atë ditë në protest. Ska të bëjë thjesht me një ngjarje fatkeqe të ikjes nga kjo jetë të një ëngjëlli të vogël. Kjo është një vrasje e gjumit të familjeve shqiptare. Kanë krijuar gjendje ankthi.

Ka një gjendje tensioni që po i shoqëron familjet shqiptarët. Dhe kjo gjendje ankthi dhe pasigurie po stabilizohet nëpërmjet arrogancës ku ministri i Brenshëm edhe pse është totalisht përgjegjës pasi kanë futur në punë një njeri kaq të lig, futet me skaf në mes të njerëzve dhe kërkon të largohet. Ka qënë shefi i të gjithë Policisë së Himarës. Kishin ndërmend ta reabilitonin dhe ta bënin shef të antidrogës në Elbasan, mendoni se çfarë lidhjesh ka ai njeri dhe çfarë personazhi është ai njeri”, u shpreh Goxhaj.

Gledis Nano ka bërë një letër të turpshme dje, ku qahej dhe ulëriste se asnjë institucion shtetëror nuk i përgjigjej atij dhe nuk ia var si drejtoj policie.

Një drejtoj policie që nuk e vendos asnjë në kandar.

As kryetari i bashkisë as kurrëkush.

Ky që ka bërë dhe emërimin përkatës personalisht dhe me veprimet e veta ka sjellë edhe vdekjen e vogëlushes. Ky me veprimet e veta ka krijuar këtë terror në shtëpitë e shqiptarëve.

Këtyre nuk ua ndjen fare, nuk duan tja dinë.

Kjo arrogancë që u shfaq sot te çmimi i naftës si mesazh publik që mua nuk ma ndjen fare për ju apo edhe te ai koncerti i turpshëm në Durrës me militantët e rrjedhur që nuk duan as ujë as bukë vetëm partia të jetë mirë, pra kjo është situata që ne kemi për ditën e hënë.

Të hënën kemi një protest dhe do ta fillojmë përsëri te Ministria e Brendshme.

Protesta do të jetë në orën 19:30 pasi edhe qytetarët në këtë orë janë bashkuar.

Do jetë një marshim pasi ka shumë rëndësi duke treguar një përshkallëzim duke shkuar te Kryeministria.

Paraardhëse

Tragjedia e dyfishtë në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan nga ballkoni dhe më pas vetëhidhet, lanë pas 2 fëmijë të mitur

Pasardhëse

“The Guardian”, Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete antike dhe çmime të lira

Pasardhëse

“The Guardian”, Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete antike dhe çmime të lira

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.