• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partia e Lirisë: Butrinti u dorëzua në duart e një albanofobi, akt i lartë tradhtie kombëtare i Edi Ramës, të anulohet koncensioni

31 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
52
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me menaxhimin e Butrintit, përmes një postimi në “Facebook”,

Blushi akuzon Kryeministrin Rama, se po e lë menaxhimin e Butrintit në duart e albanofobit, Richard Hodges.
Ai kërkon që të anulohet në mënyrë urgjente koncensioni, sipas tij korruptiv dhe antikushtetues.

Postimi:

“Partia e Lirisë dënon me forcë aktin e rradhës të tradhëtisë kombëtare të Edi Ramës për dorëzimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në duart e një albanofobi, si Richard Hodges. Caktimi i Hodges, si anëtar i bordit drejtues në koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të tij, është një tjetër tregues i qartë i vënies në funksion nga Edi Rama, për llogari të armiqve të Shqipërisë, të axhendës së shkatërrimit, shpopullimit dhe goditjes pa mëshirë të identitetit tonë kombëtar.
Urrejtja e madhe ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, nxjerrja në ankand e kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, shkatërrimi në Tiranë, Durrës dhe në të gjitha qytetet e vendit të simboleve tona kombëtare dhe sëfundmi dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit Richard Hordes, provojnë qartë se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një Esad Pashë i ri.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, në veçanti komunitetit të shkencëtarëve, historianëve, arkeologëve, ekspertëve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe të gjithë intelektualëve të reagojnë fuqishëm në mbrojtje të këtij atentati të rradhës që Edi Rama po i bën kombit shqiptar. Kërkojmë me forcë nga Qeveria të anulojë menjëherë koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Parkut Kombëtar të Butrintit!

I kujtojmë Qeverisë se sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit, përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive që përbëjnë trashëgimitë kulturore universale nuk mund të kalojë kurrsesi në një organizëm shoqëror siç janë OJF-të, por ajo duhet të ngelet përgjegjësi e shtetit që ka nënshkruar Konventën. Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme me vlera të paçmuara kulturore dhe universale, e regjistruar në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, që Partia e Lirisë në aleancë me shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim”, shkruan Blushi.

Paraardhëse

E trishtë, ndërron jetë portieri 20-vjeçar, klubi i dërgon mesazhin e fundit emocionues

Pasardhëse

Serbët nisin të bllokojnë me kamionë rrugët në veri të Kosovës

Pasardhëse

Serbët nisin të bllokojnë me kamionë rrugët në veri të Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.