• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria Komb Artificial i krijuar nga Fuqitë e Mëdha, Blendi Fevziu revoltohet keq me deklaratat e arkeologut britanik: Një e pavërtetë ulëritëse, kurrë në historinë

31 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari i njohur Blendi Feziu, ka publikuar videon, ku shfaqet arkelologu britanik Richard Hodges dhe njëkohësisht anëtar i bordit të menaxhimit të Butrintit, i cili mban leksion në Universitetin e Sienës, Itali, ku flet per Butrintin dhe zonën përreth.

Në këtë video, arkeologu dëgjohet të thotë se: “Shqiperia është një Komb Artificial i krijuar nga Fuqitë e mëdha pa praninë e vetë shqiptarëve në 1913”.

Nisur nga kjo deklaratë e britanikut Hodges, gazetari Fevziu thotë se kjo është krejtesisht e pavërtetë, pasi Fuqitë e Mëdha njohën Pavarësinë e Shqipërisë dhe se asnjë nga shtetet agresive nuk e kanë mohuar kombin shqiptar.

Por më e rënda sipas Fevziu,t është deklarata e arkelogut për “spastrim etnik shqiptar ndaj popullates greke”, të cilën e ka cilësuar një “të pavërtetë historike ulëritëse”.

Postimi i plotë i Blendi Fevziut:

“Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ku Richard Hodges, arkeolog britanik dhe anetar i bordit te menaxhimit te Butrintit mban nje leksion ne Universitetin e Sienes ne Itali, ku flet per Butrintin dhe zonen perreth. Ajo qe ben pershtypje eshte se zoti Hodges ka gabime thelbesore ne faktet. Interpretimi ka pak rendesi, por faktet jane fakte.

E para ai deklaron se Shqiperia eshte “nje Komb Artificial i krijuar nga Fuqite e medha pa pranine e vete shqiptareve me 1913”.

Ky fakt eshte krejtesisht i pavertete. Shqiperia nuk ishte dhe ska qene kurre nje shtet artificial i krijuar per ballancat e fuqive te medha. Shqiptaret e kerkuan pavaresine e tyre qe ne vititn 1878 ne Kongresin e Berlinit. Ata ngriten nje qeveri kombetare qe funksionoi thuajse 2 vjet e dale nga Lidhja e Prizrenit, qe perfaqesonte gjithe krahinat e banuara nga Shqiptare dhe qe drejtohej nga Ymer Prizreni. Ajo ngriti struktura te mirefillta shteterore dhe u shtyp me insistimin e Fuqive te medha, madje me floten me te madhe te kohes qe mberriti ne brigjet e Ulqinit per ti trembur mbrojtesit vendas te qytetit.

Shqiptaret e shpallen vete pavaresine e tyre me 1912 dhe per kete thjeshte i njoftuan fuqite e medha. Shqiperia ka pasur diskutime me fqinjet per kufijte, por kurre, askush, as shtetet me agresive ndaj nesh nuk kane deklaruar qe shqiptaret nuk ekzistojne si komb, apo qe jane nje komb artificial. Harta e botes eshte mbushur me shtete artificiale, por Shqiperia nuk eshte cilesuar kurre nje prej tyre. Fuqite e medha kane njohur Pavaresine e shpallur nga Shqiptaret dhe me pas kane ndermjetesuar per kufijte e shtetit te ri qe u sanksionuan me Protokollin e Firences.
E dyta ai deklaron se zona rreth Butrintit “Per nje kohe ka qene Epir”. Epiri eshte nje krahine gjeografike dhe pretendimi per shtrirjen e saj ka qene nje debat i gjate mes Shqiperise dhe Greqise. Por zona nuk ka qene kurre pjese e Epirit Grek. Deri me 1913 ka qene pjese e perandorise Osmane. Me 1913 i kaloi shtetit Shqiptar. Me 1913, nje force radikale progreke e drejtuar nga Kristaq Zografi shpalli Autonomine e Vorio Epirit ku perfshinte jo vetem Butrintin por edhe Gjirokastren. Nuk dua te zgjatem me kete histori se ajo eshte pjese e problemeve te brendshme te shtetit shqiptar. Por kufiri shteteror nuk ndryshoi kurre dhe ajo zone sju bashkua kurre zyrtarisht Epirit.

E treta dhe me e renda, ai deklaron se si pasoje e perfshirjes se Butrinitit dhe zones perreth ne shtetin shqiptar “Shume greke iken drejt Korfuzit dhe zonave ne Jug”.

Kjo eshte nje e pavertete historike uleritese. Kurre ne historine e Shqiperise dhe Greqise nuk ka pasur spastrim etnik shqiptar ndaj popullates greke. Kurre shqiptaret nuk kane shtyre popullaten greke te lere shtepite dhe pronat e saj. E kunderta ka ndodhur ne disa momente te historise si me 1913 – 1914 apo 1944. Monirotaret greke qendruan ne pronat e tyre edhe pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise e madje qendrojne edhe sot. Mbase ka raste familjes qe kane levizur nga nje qytet ne tjetrin, por shperngulje masive te popullsise greke nga zonat qe sot jane pjese e territorit te Republikes se Shqiperise ska ndodhur kurre.

Per te treja keto, po postoj edhe videon e titruar per te degjuar vete deklarimet e bera nga Hodges, qe deri me sot une e konsideroja nje studiues serioz”, shkruan ai.

Paraardhëse

Ish-presidenti Meta i përgjigjet Ramës: Ju përshëndes me karikaturistin e preferuar të Sigurimit. Edi apo Edvin?

Pasardhëse

James Baker në ’91: Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj, Yuri Kim në 2021: Do hani bar po zgjodhët liderin që doni

Pasardhëse

James Baker në '91: Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj, Yuri Kim në 2021: Do hani bar po zgjodhët liderin që doni

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.