• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet kryeministri Rama: Do jetë shumë e vështirë të gjejmë energji

30 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
215
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, pasditen e djeshme së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kanë inspektuar kantierin e Portit të ri të Vlorës, ku Balluku bëri tha se kantieri do të jetë gati në tetor, ndërsa projekti pritet të realizohet brenda 36 muajsh.

Ndërkohë, kreu i qeverisë është ndalur tek prodhimi i energjisë, ku tha se përveç çmimit të lartë, do të ketë edhe mungesë të energjisë.

Rama: “Kur mbaron puna”?

Balluku: “Në tetor jemi të gatshëm të nisim kantierin. Deri në tetor këtu nis puna dhe zgjat 36 muaj”.

Rama: “E rëndësishme është që Vlora të ketë një port turistik të standardeve më të mira të Mesdheut. Fillon një kantier me një rë3ndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye, për një port që më në fund meriton këtë emër në shekullin XIX sepse qoftë ai që kemi trashëguar, qoftë ky i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare. Së dyti sepse këtu sistemohet gjithë flota e peshkimit në kushte krejt të tjera. Me programin e mbështetjes ne do vazhdojmë të financojmë riparime anijeve si dhe blerjen e anijeve të reja. së treti, kjo do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit dhe së katërti edhe për pasagjerët do të behët diçka me standarde. Njëkohësisht kemi një port turistik që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe që do sjellë një zhvillim të madh ekonomik për Vlorën dhe gjithë industrinë e turizmit”.

Rama u shpreh se në zonë po merr jetë edhe programi më ambicioz i qeverisë, për sa i përket energjisë.

Rama: “Kjo që ndodh në dy javët e ardhshme me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore. Kemi ardhur në pikën kur jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë, por edhe ka rënë sasi për tu blerë. Jemi në kushtet kur do jetë shumë e vështirë që ta gjejmë”, u shpreh ai.

Paraardhëse

Genc Gjokutaj: Qeveria s’la gurë pa lëvizur për të shkarkuar Metën, nëse do ekzistonte dosja do e kishin përdorur

Pasardhëse

Goditi me shuplakë Chris Rock në mbrëmjen Oscar, flet Will Smith: Më vjen turp nga vetja

Pasardhëse

Goditi me shuplakë Chris Rock në mbrëmjen Oscar, flet Will Smith: Më vjen turp nga vetja

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.