• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputetja demokrate sulmon Berishën: Gjithçka erdhi nga vendimi i shpalljes non grata

29 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me Reformën Territoriale, ku tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.

“Ne folëm për një qasje tjetër në këtë reformë që duhet të mos dështojë dhe t’ju shërbejë qytetarëve. Nëse kthehemi sërish tek arroganca e votës, insistoj tek ekspertiza dhe studimet teknike e tek ajo që është e domosdoshme, shërbimi publik sa më pranë qytetarëve. Jemi të vendosur për një hartë të re territoriale që implementohet në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mendoj që reforma të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale dhe ne kërkojmë rritje të numrit të bashkive”, tha Çupi.

Sa i përket përplasjeve brenda PD, Çupi tha se nuk mund të thotë se nuk ka por supozon se gjithçka erdhi nga vendimi i shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA e më pas Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, sipas saj demokratët duan fitore në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk mund të mohoj ngërçin në PD. Jam munduar që të jem në diskutimet e mia vetëm përbashkuese. Kam kërkuar bashkëpunim, jam e gatshme që të punojmë bashkë për t’i dhënë shqiptarëve një reformë të re. Të lëmë pakënaqësitë brenda demokratëve. Në zgjedhje duhet të shkojmë me kandidatë të përbashkët për tu përballur me keqqeverisjen. Non grata na ndau, por demokratët duan të fitojnë zgjedhjet. Le të bashkohemi e të lëmë qasjet individuale. Shpresoj që Berisha të mos e përfshirë PD në çështjet personale dhe të mos kushtojë në zgjedhjet vendore”, tha Çupi.

Ndërsa për depozitimin e projektligjit të PD, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit, Çupi thotë se iniciative nuk merr shkas nga situata e krijuar së fundmi nga Autoriteti i Dosjeve me Ilir Metën, i cili rezulton si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Sipas Çupit, projekti ka kohë që është gati.

“Nuk dua të shprehem se dje jam njohur me shkresën dhe nuk kam asnjë informacion të detajuar dhe do isha e nxituar nëse do jepja iopinione. Nuk mund të mohoj tendencën e qeverisë për të bërë propagandë me çdo gjë. Është çështje shumë sensitive. Opozita e sotme duhet të kishte reaguar në atë kohë kur ishte në qeveri. Nuk dua të cenoj askënd pavarësisht se mua ligji nuk më përket për shkak të vitit të lindjes. Ne si opozitë kemi gati propozimin për deklasifikimin e dosjes së përfshirjes së figurave që kanë barrë të së shkuarës. Do ta depozitojmë ligjin në shtator. Ka qenë i përgatitur, nuk ka lidhje me atë që ndodhi dje”, tha Çupi.

Paraardhëse

Nuk ndryshon qëndrimi për Kosovën, kryeministri Sanchez: Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë, e mbështesim në rrugën europiane

Pasardhëse

Takim jashtë kamerave me princin e Kurorës, Rama: Isha në Athinë, çfarë vendosëm për energjinë

Pasardhëse

Takim jashtë kamerave me princin e Kurorës, Rama: Isha në Athinë, çfarë vendosëm për energjinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.