• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ambasadorja Kim vazhdon “embargon” ndaj Berishës, asnjë deputet i “Foltores” i ftuar për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, spiuni Ilir Meta lë në baltë aleatin dhe tutorin e tij

29 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zhvilloi një aktivitet në lidhje me festimin e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA. Një aktivitet në kuadrin e shumë të tillëve, por që shkëlqeu me veçantinë e tij si pasojë e një mesazhi edhe më të qartë drejtuar jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve. Në të ishin ftuar deputetët e Partisë Demorkatike, por asnjë zyrtar apo ligjvënës i “Foltores”, duke treguar qartazi mesazhin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u jep atyre që mbështesin ish-kryeministri Sali Berishën dhe nismën e tij anti-amerikane. Sa më shumë kalojnë ditët aq më i qartë por jepet mesazhi se Amerika nuk ka ndërmend as të kthejë mendjen dhe as të falë Sali Berishën që po dështon dita ditës të tregojë burrërinë për të mos përzier çështjet e tij personale me PD-në. Kjo betejë e Berishës që duket se po merret energjitë e tij dhe që ka kthyer Foltoren e tij në një detashment anti-amerikan që rri e merret me dështimet e SHBA dhe kërkon me qiri anti-amerikanët në Shqipëri është një turp. Sikundër qe turp që Berisha dje dhe pardje, rreshtoi në rresht për një gjithë foltoristët për të shkruar statuse në shërbim të Ilir Metës aq sa u duket një shkrirje fundore mes Berishës dhe Metës në këtë çështje.

Kim mesazh foltoristëve

Mirëpo mesazhi qe dhe një sinjal për ata/ato deputetë të Partisë Demorkatike që në fakt luajnë me dy porta dhe nuk e kanë ndarë mendjen. Disa prej tyre hanë bukën e amerikanëve dhe bëjnë duanë e “non grata-s”, duke u rreshtuar në politikat e tij. Megjithatë, këto mesazhe, janë një goditje që ua ka ulur jo pak hundën për të pranuar realitetin, demokratëve që luajnë me dy porta dhe që janë rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kujtojmë se Sali Berisha është një emër i falimentuar në fushën politike, investimi në të është vetëm kosto që nuk do të sjellë asnjë shenjë pozitive për PD-në dhe as jetën politike të asnjë deputeti. Të vetmit që mund të sakrifikohen kaq shumë për të janë ato që ai u ka dhënë aq pushtet dhe para aq sa të sakrifikojnë jetën e tyre politike në emër të dashurisë për të. Ndërkohë, përveç kryeministrit Edi Rama, ministrave, deputetëve të PS, pjesë e ceremonisë ishte dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, si dhe ish-presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, të cilët duket se janë distancuar nga Sali Berisha.

SHBA: Thirrje shqiptarëve të ndahen nga komunizmi

Ndërkohë në fjalën e saj në ceremoni, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se SHBA nuk është lëkundur kurrë nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane, ndërsa indirekt iu bëri thirrje shqiptarëve të ndahen nga e kalarua komuniste, duke thumbuar kështu edhe çiftin Meta-Berisha. “Me njohjen e njëra-tjetrës si shtete në 28 korrik 1922, Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë ndër breza. Shumë ka ndryshuar në 100 vjet, por ja çfarë mbetet e pandryshuar dhe e vërtetë: Shtetet e Bashkuara nuk janë lëkundur kurrë nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne nuk jemi lëkundur kurrë nga besimi tek ju. Ne nuk jemi lëkundur kurrë nga besimi në miqësinë tonë. Ne ishim krenarë që ju mbështetëm kur këputët vargonjtë e diktaturës komuniste në vitin1991; krenarë që mbështetëm aplikimin tuaj për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2009; krenarë që ndoqëm udhëheqjen tuaj si Kryesues në detyrë të OSBE-së në vitin 2020; krenarë t’ju mirëprisnim si partner anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në janar të këtij viti; dhe krenarë të festojmë me ju këtë muaj ndërsa filluat zyrtarisht negociatat për të zënë vendin tuaj të merituar si një komb i begatë dhe demokratik brenda familjes europiane. Shtetet e Bashkuara nuk janë lëkundur kurrë – dhe ne nuk do të lëkundemi kurrë – nga mbështetja e aspiratës së popullit shqiptar për sovranitet, demokraci, begati dhe drejtësi”, deklaroi ambasadorja Kim.

Paraardhëse

Jozefina Topalli publikon foton e ëmbël, ja si e nis ditën ish-kryeparlamentarja (FOTO)

Pasardhëse

Partia e Lirisë sulmon Kuvendin pasi etiketoi Metën si spiun të Sigurimit, i përgjigjet kryeparlamentarja Nikolla dhe nxjerr dosjen e AIDSSH

Pasardhëse

Partia e Lirisë sulmon Kuvendin pasi etiketoi Metën si spiun të Sigurimit, i përgjigjet kryeparlamentarja Nikolla dhe nxjerr dosjen e AIDSSH

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.