• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela zbulon detaje nga dosja e re që do nxjerrin amerikanët për kreun e “Foltores” dhe paralajmëron arrestimin e Metës dhe Berishës

29 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
1.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në Shqipëri nga korriku e deri në shtator. Politika amerikane, sipas Ngjelës do të shkaktojë “tërmet” në politikën shqiptare. Avokati zbulon se SHBA do të nxjerrë në skenë një dosje të re të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai e lidh me faktin e demaskimit të ish-presidentit Ilir Meta së fundmi, ku sipas tij, amerikanët po sjellin një formë të re të goditjes antikorrupsion. “Pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë. Dhe ashtu siç ju thashë para disa ditësh: koha e Shqipërisë më në fund erdhi. Por atë nuk e sollëm ne. Këtë e nisi politika amerikane nga Uashingtoni dhe po e vijon ajo me bërjen publike të fakteve kriminale të korrupsionit të lartë shqiptar. Politika amerikanë dje filloi goditjen me fakte dhe i njoftoi SPAK-ut formën e re të goditjes antikorrupsion”, u shpreh Ngjela.

Priten goditje të reja nga ndërkombëtarët

Avokati shkruan se dokumenti “i spiunisë Meta” është vetëm fillimi nga ndërkombëtarët. “U shfaq në publik denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror, duke denoncuar botërisht faktin e ri: dokumentin e spiunisë Meta. Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë. Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës. Dhe ajo mu sikur ka ardhur. Njëlloj si kjo do të jetë: do të sjellë zbulimin e spiunisë Berisha”, shkruan ndër të tjera avokati.

Ngjela paralajmëron dosjen e dytë të Berishës nga SHBA

Ngjela paralajmëron se dosja e Sali Berishës është kopsitur dhe këtë e tregon se dokumenti që i zbuluan Ilir metës ishte një kërkim profesional i nivelit të lartë. “Gjithçka duket e kopsitur, se dhe fakti i spiunisë Meta kuptohej se ishte kërkim profesional i nivelit të lartë. Kurse këta mjeranë po paguajnë këtu papagallë mediatikë që t’i mbrojnë. Dhe papagallët mediatikë dje u bënë mëse qesharakë. Se, siç duket, papagallët ende nuk e besojnë që gjigandi i kësaj kohe proshqiptare është në intensitetin e lartë të goditjes faktike, i cili kuptohet se po vjen nga Uashingtoni, dhe as nga Nikolla në parlament, e as nga Rama në Kryeministri. Po korrupsioni i lartë politik në Shqipëri e di këtë fakt? E di, sigurisht që e di, por nuk ka kurajë që ta thotë botërisht, dhe po ha veten me dhëmbë”, tha Ngjela.

Çfarë na pret nga korriku e deri në shtator?

Avokati i njohur është i sigurtë se ekspertiza nga Uashingtoni, do të nxjerrë Berishën si spiun dhe gëzimi i shqiptarëve do të jetë shumë i madh. “Me këtë që po ndodh me këtë lloj denoncimi të ri, po të bëhet proces, shqiptarët do ndjejnë optimizëm dhe gëzim, sepse pati gëzim kudo në Shqipëri për dokumentimin perfekt të spiunisë Meta. Por kur, ekspertiza nga Uashingtoni, të nxjerrë në skenë spiuninë Berisha, gëzimi i shqiptarëve do të jetë si një shpërthim që vjen nga qielli e iu bashkohet në shpirt. Por edhe kjo spiuni thuajse ka dalë. Sipas tij, muajt në vijim do të jenë shumë të nxehtë në Shqipëri nga politika amerikane. “Sepse këta janë muajt: nga korriku e deri në shtator, që politika amerikane, duke denoncuar bëmat e ligësisë shqiptare me pushtet në Tiranë, do të çlirojë entuziazmin shqiptar. Dhe shqiptarët po presin me shqetësim historik që t’u vijojë gëzimi pas gëzimit, deri në çlirimin e tyre nga korrupsioni dhe krimi shtetëror. Ky korrupsion dhe ky krim i ka detyruar shqiptarët të jetojnë në varfëri, pa shpresë dhe pa optimizëm për të ardhmen e tyre. Por koha tani ka ardhur, prisni dhe shikoni”, nënvizoi Ngjela.

Paraardhëse

Von der Leyen mesazh shqiptarëve: Ju nxis të vazhdoni me këtë frymë

Pasardhëse

Jozefina Topalli publikon foton e ëmbël, ja si e nis ditën ish-kryeparlamentarja (FOTO)

Pasardhëse

Jozefina Topalli publikon foton e ëmbël, ja si e nis ditën ish-kryeparlamentarja (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.