• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Prisni dhe shikoni”, Ngjela bën parashikimin për politikën: Do ketë ngjarje dramatike

26 July, 2022
në Aktualitet
0
1.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, të cilat kanë qenë të vrullshme. Në një shkrim në faqen e tij në Facebook, Ngjela është ndalur fillimisht te ndryshimi i emrit të LSI dhe kalimi i saj në Partia e Lirisë, që do të drejtohet nga Ilir Meta.

“Si ka mundësi që shqiptarët të votojnë parti të blera që drejtohen nga burri te gruaja e tij, e pastaj, nga gruaja te burri i saj”, shkruan ai.

Avokati është ndalur më tej edhe tek shpallja non grata nga Britania për Sali Berishën, ndërsa parashikon se këto muaj do të jenë dramatikë për politikën.

E plotë nga Spartak Ngjela:  

Gruaja e Metës ia la partinë e quajtur LSI Metës.

Si ka mundësi që shqiptarët të votojnë parti të blera që drejtohen nga burri te gruaja e tij, e pastaj, nga gruaja te burri i saj.

Kjo është një komedi historike, por për Metën është preludi i tragjedisë së tij.

Ka frikë. Por si mund të ketë frikë një i pafajshëm nga goditja me ligj, si shkelës i tij?!

Këta muaj do jenë me ngjarje dramatike.

Por, aktorët e kësaj drame që do t’i gëzojë shqiptarët, janë vetëm dy: Berisha dhe Meta.

“Janë binjakë të lindur nga vjedhja e shtetit dhe shqiptarëve”, ky është vargu popullor që po dëgjohet sot.

Meta iku, thonë shqiptarët, Saliu po tjerr lesh gënjeshtrash se e nxori nongrata edhe Britania.

Më duan shqiptarët, thotë Saliu dhe gëzohet në jerm me 2 mijë të blerë.

Edhe Meta po kështu tha: “edhe mua më duan shqiptarët”.

Kurse nëpër lokalet e Tiranës klientët që e panë në ekran, qeshnin se e dinin që ky fliste për të blerët e tij.

Por, Saliu na tha dhe që ai po mbronte Shqipërinë dhe shqiptarët nga Perëndimi.

Kështu thonë edhe radikalët islamë.

Por, kështu tha edhe Enver Hoxha: “po mbroj Shqipërinë dhe shqiptarët nga degjenerimi Perëndimor dhe nga Amerika”.

Por në fakt…

Në fakt këta të dy Berisha dhe Meta nuk kanë  shpëtim, se kanë vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe janë të kapur nga ligji. Por tani janë në jerm që të dy.

Kurse opinioni publik shqiptar po pret ndërhyrjen e politikës amerikane me pyetjen: edhe sa kohë do të na duhet të presim për të ndëshkuar vjedhësit e mëdhenj të shqiptarëve?

Ok. Unë mendoj se koha ka ardhur. Por, prisni dhe shikoni.

Paraardhëse

Ofendoi shqiptarët e Kosovës, reagon Bledi Mane: Jam i lumtur që provokova, mora 320 kërcënime nga 320 të kequshqyer

Pasardhëse

“Non grata” nga SHBA-të, e përsërit Berisha: Nëse del një fakt i vetëm, i them mirupafshim politikës

Pasardhëse

“Non grata” nga SHBA-të, e përsërit Berisha: Nëse del një fakt i vetëm, i them mirupafshim politikës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.