• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Mirdita”, guvernatorja e New Yorkut takon komunitetin shqiptar në Bronx, bën shqiponjën dhe merr dhuratë Kanunin e Lekë Dukagjinit

25 July, 2022
në Botë, Kryesore
0
73
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në New York. Në Bronx, Guvernatorja e Shtetit të New York (që është një nga shtetet më të rëndësishëm dhe më të pasur në vend), Kathy Hochu, mbërriti për të zhvilluar një takim shumë të përzemërt me shqiptarët aty. Ajo e nisi fjalën e saj duke folur shqip, kur iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: ”Mirdita!”. Kjo shkaktoi entuziasëm tek pjesëmarrësit në takim që e brohoritën dhe duartrokitën.

Pas kësaj, pritja që iu bë guvernatores ishte speciale dhe po aq e përzemërt edhe pse vizita e saj ishte lajmëruar vetëm 48 orë përpara ardhjes së saj. Në krye të këtij organizimi dhe takimi të rëndësishëm për komunitetin tonë atje ishte Mark Gjonaj, ish-Këshilltari i Bashkisë i cili ka qenë dhe vijon të jetë një ndër promotorët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar në New York si dhe një lobues i fortë që vëmendja ndaj shqiptarëve të rritet. Ky ishte një takim me rëndësi të madhe për vemendjen e shtetit ndaj komunitetit shqipatar, siç theksoi edhe vetë guvernatorja kur tha se ”prioriteti numer një është te mbajë te gjithë te sigurte dhe te mbrojë bizneset nga grabitja. Nga ana tjetër ajo premtoi se zotohet që do ”të mbrojë shëndetin, sigurinë, familjet, bizneset çdo ditë.”

Fakti që Guvernatorja kërkon të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan tregon qartë se ky komunitet po bën ndryshimin dhe po vlerësohet për kontributet në Nju Jork.

Siç duket edhe nga fotot nga takimi i djeshëm, vizita ishte shumë miqësore dhe e përzemërt. Guvernatorja theksoi se ”Ky komunitet është më i mirë, më i gjallë dhe më magjepses nga prezenca juaj sot dhe gatishmëria për të ndërtuar biznese dhe për të na ndihmuar neve të bëhemi një New York më i mirë përmes punës tuaj”. Pas shkëmbimit të vlerësimit reciprok, Guvernatorja nuk ngurroi të bëjë edhe simbolin kombëtar, shqiponjën, sëbashku më Markun.

Surprizat nuk mbaruan këtu. Guvernatorja pasi bëri Shqiponjën, mori edhe një dhuratë të veçantë nga Gjonaj dhe ai ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku janë shkruar tërësia e normave të së drejtës zakonore shqiptare. Nga sot, Guvenatorja do të ketë në shtëpinë e saj edhe një copë historie shqiptare, dhurate nga komuniteti i New York.

Nuk mund të mungonte as vlerësimi për Mark Gjonajn, ish këshilltarin e New York, i cili është një faktor i rëndësishëm në krah të komunitetit shqiptar aty. Guvernatorja ka folur me superlativa për Gjonajn, duke theksuar se ” Marku është një njeri i jashtëzakonshëm që gjithmonë ka shërbyer dhe vendosur në zemrën e tij komunitetin shqiptar”!

Organizatori Gjonaj në fjalën e tij, teksa falenderoi guvernatoren Kathy Hochu për vizitën në komunitetin shqiptar aty, tha me krenari se ”komuniteti shqiptar këtu janë neëyorkez të vërtetë që e vlerësojnë me të vërtetë mundësinë që u është dhënë.”

Nga ana tjetër, Gjonaj zbuloi një bisedë të kahershme me Guvernatoren kur ata punonin bashkë, ku ajo i kishte premtuar një vizitë për të njohur më mirë komunitetin shqiptaro amerikan. ”Në kohën kur unë punova me guverantoren Kathy Hochul, ajo më bëri një premtim për ta njohur më shumë komunitetin shqiptaro amerikan, ndaj organizuam sot këtë takim sepse ajo do të njohi nevojat tona, shqetësimet dhe problemet tona”. Dhe këtë premtim, Guvernatorja e mbajti dje!

Paraardhëse

Kryeministri spanjoll do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në fund të muajit, vjen edhe në Tiranë

Pasardhëse

Roland Bejko: Meta dhe Berisha dy ‘ujqërit’ e politikës, jo më kot i cilësoi Basha si ‘Trekëndëshi i Bermudës’

Pasardhëse

Roland Bejko: Meta dhe Berisha dy ‘ujqërit’ e politikës, jo më kot i cilësoi Basha si ‘Trekëndëshi i Bermudës’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.