• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mosfunksionimi i “e-Albania”, ministria e Financave merr vendimin e papritur

25 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
251
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sulmet kibernetike kanë bërë që portali e-Albania të dalë jashtë funksionit, ndërkohë ministria e Financave ka vendosur të shtyjë depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar për të mos penalizuar subjektet.

Sipas ministres Delina Ibrahimi, shtyrja e afatit do të zgjatet për aq ditë sa nuk do të funksionojë shërbimi online.

“Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar”-shprehet Ibrahimi.

Që prej 17 korrikut bizneset nuk kanë mundur të dorëzojnë bilancet e vitit 2021, kjo pasi nga mosfunksionimi i portalit E-Albania nuk konfirmohet përfundimi i operacionit. Afati zyrtar fillestar i dorëzimit të pasqyrave financiare të subjekteve ishte 31 korriku. Pas kësaj date ligji parashikonte vendosjen e gjobave për bizneset që nuk e kanë kryer këtë shërbim.

Këtë viti gjoba për mosdorëzim bilanci është rritur në 60 mijë lekë nga 15 mijë që ishte më parë. Por me shtyrjen e afatit nga ministria kjo masë administrative për vonesat nuk do të zbatohet nga Tatimet. Detyrimin ligjor për dorëzimin e bilanceve vjetore e kanë rreth 20 mijë subjekte.

Paraardhëse

‘Pasaportë britanike për 3500 funta në Tik Tok’, Daily Mail: Laboratori i falsifikimit ndodhet në Shqipëri (FOTO)

Pasardhëse

Konventa Kombëtare, LSI ndryshon emrin

Pasardhëse

Konventa Kombëtare, LSI ndryshon emrin

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.