• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Melihate Tërmkolli: Pse kaq shumë “frikë” nga Berisha?

24 July, 2022
në Kryesore, Opinion
0
558
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Melihate Tërmkolli

Pas DASH-it, edhe Home Office e Britanisë së Madhe e shpalli person ‘non grata’ Sali Berishën, Kryetarin e PD-së së Shqipërisë. Nuk është pa rëndësi fakti që kjo ndodhi në kohën kur ajo është pa Kryeministër ose me Kryeministër në dorëheqje. Pse kaq shumë frikë nga Berisha, pse kaq shumë frikë nga ‘ i përtejbotshmi’?!
Ҫ’ka ndodhi tani, kur pas nëntë vitesh të tërheqjes së tij nga jeta aktive politike dhe rikthimit si Kryetar i PD-së, i opozitës, vie shpallja e tij ‘non grata’ me akuza për korrupsion?!. Po të jetë vërtetë për korrupsionin, në Shqipëri ka me tonelata nga pushteti aktual në krye me Edi Ramën dhe në këtë mes, Berisha do të duhej të ishte i fundit për shqyrtim. Shqiptarët e kanë parë për më se 9 vite kush është në krye të krimit e korrupsionit në Shqipëri si dhe kush po i përkrahë të tillët, ndërsa ata vetë po e paguajnë shtrenjtë edhe me jetën e tyre.

Përndryshe po të jetë, në listën e non gratave madje edhe në gjykata ndërkombëtare duhet të ishin shumë e shumë nga ata që janë amnistuar në radhë të parë Vuçiq. Këtë nuk e bëri askush. Përkundrazi, ai është i favorizuar në çdo fushë jo vetëm për të kaluarën e tij dhe si pjesëmarrës i politikave kundër shqiptarëve e të tjerëve por edhe për të tashmen e tij po dhe anti perëndimore, në lidhje të ngushta me Rusinë si asnjëherë tjetër, kërcënimi dhe rreziku më i madh potencial jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë. Në këtë pjesë të Evropës, zhvendosja e problemit te Sali Berisha, është tepër tragjike për të qenë komike, edhe po të jenë akuzat ndaj tij tërësisht të vërteta. Po shihet se kjo tashmë nuk ka të bëjë me Berishën, por me shqiptarët. Me Kosovën, në radhë të parë. Berisha kundërshton fuqishëm dy çështje madhore për kombin: shkëmbimet territoriale mes Kosovës e Serbisë të sponsorizuara nga politika sorosiane dhe projektin ruso-serb, po aq edhe sorosian, ‘Open Balkans’.
Prandaj është shumë shqetësuese kjo çfarë po ndodhë, jo vetëm për vetë Sali Berishën por për shkak të shqiptarëve në tërësi dhe mesazhit që po u jepet atyre përmes Sali Berishës ‘non grata’.

Mesazhi që po u dërgohet shqiptarëve është një Marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sipas kërkesave dhe interesave të Serbisë dhe futja e Kosovës edhe në ‘Open Balkans’ ose në ‘Jugosllavinë e re’. Se këto nuk janë interes i Kosovës dhe shqiptarëve është e qartë, por se mund të jenë të pranueshme për miqtë tanë më të mëdhenj, mbetet e paqartë. U provua me dy Jugosllavi, dhe u shkatërruan e i shkatërruan. Ҫ’duhet një e tretë, eksperiment edhe më fatal, për të gjithë, është e pakuptueshme. S’mund ta kapërdijnë miqtë tanë këtë kurth sorosian me emrin ‘Ballkani i hapur’ që s’është tjetër veçse ‘Jugosllavia e tretë’ ose ‘Bota serbe’! Nga kjo prizmë pra, nuk është problemi por te autoriteti i Berishës që ai ka në shumicë ndër shqiptarët, e që mund ta kthejë atë në pushtet.

Pyetja më normale është, pse do të duhej ta pengonte dikë një pushtet që fitohet me votë, aq më tepër miqtë tanë kampionë të lirisë e demokracisë ?!. Pse atëherë kaq shumë frikë nga Berisha?! Në këtë mes ka vetëm një shpjegim. Sali Berisha me politikën e tij e prishë projektin dhe strukturën politike sorosiane në Shqipëri dhe në Ballkan. Zgjedhja e tij tani Kryetar i PD-së dhe përkrahja në masë e shqiptarëve i ka alarmuar qarqet sorosiane deri në ankth. Frika e tyre është rikthimi i politikave kombëtare në Shqipëri e te shqiptarët kudo, piemont i të cilave konsiderohet Sali Berisha. Sorosianët dhe qarqet politike të ndikuara e të lidhura me të, i ka tmerruar ky fakt deri në shpërfytyrim. Soros dhe kozmopolitanët shqiptarë të sponsorizuar nga ai, të ‘shoqërisë së hapur’ apo ‘Ballkanit të hapur’, që nuk njohin komb, shtet, fe e atdhe, janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për ta ndalë rikthimin e frymës politike kombëtare te shqiptarët. Fitorja e kësaj fryme, i zhveshë ata jo vetëm nga pushteti por ua prishë edhe planet e projektet antishqiptare.

Në fakt, sa më shumë i bien këtij teli kundër Sali Berishës, aq më shumë e rrisin këtë frymë si kundërvënia më e natyrshme e një populli ndaj politikave që kanë prekë deri në palcë qenien, kombin, shtetin e shoqërinë shqiptare. Për korrektësi, sado që të jetë i madh roli dhe ndikimi i tij, nuk është Soros në vetevete problemi për shqiptarët. Turpi i madh dhe e keqja buron nga një kastë, një racë politikanësh shqiptarë në tërë hapësirën politike e gjeografike shqiptare, të prirë nga Edi Rama, të etur për t’u dukur protagonistë dhe ‘të mëdhenj’ para botës, përderisa ‘madhështia’ e tyre matet me vartësinë ndaj Serbisë e Vuçiqit, me të qenët rob i interesave të huaja, sorosiane apo tjera.

Paraardhëse

Kryeministri Edi Rama: Pastërti shembullore në bregdetin e Himarës, asnjë pagesë për pushuesit

Pasardhëse

Bajram Begaj bën lëvizjet e para, heq kryekamarierin, merr në pyetje rojet dhe Vangjeli bën biografinë e stafit

Pasardhëse

Bajram Begaj bën lëvizjet e para, heq kryekamarierin, merr në pyetje rojet dhe Vangjeli bën biografinë e stafit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.