• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do ekstradohet Sali Berisha në Amerikë? Ja mesazhi i koduar i numrit 2 të DASH që pritet të sjellë “tërmet” në politikën shqiptare

20 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5.6k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtësia e re duket se është kthyer në një tmerr për pushtetarët e lartë shqiptarë të korruptuar. Ka shumë emra që po luftojnë nën rrogoz që kjo reformë të dështojë, por amerikanët duken të vendosur për të ndëshkuar “të paprekshmit”. Falë presionit të tyre, sot janë pas hekurave dy ish-ministra, ndërkohë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg. Por gazeta ka mësuar se do të ketë zhvillime të forta në ditët në vijim. Sinjalet i dha numri dy i Departamentit Amerikan të Shtetit, zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson, e cila zhvilloi një vizitë “blic” në Tiranë së fundmi. Ardhja e saj e papritur në Shqipëri në një kohë zhvillimesh të rëndësishme në vend ka bërë që të shtohet ankthi më shumë në politikën shqiptare. Arsyeja e fortë është se, zyrtarja e lartë e DASH ka mbledhur si asnjëherë më parë gjithë strukturën e SPAK dhe BKH. Gjithashtu zv.ndihmës Sekretarja e Shtetit ka zhvilluar edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanon. Ajo zhvilloi dhe një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja ku u bisedua mbi vijimin e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi. Nga ajo që vihet re diplomatja Lisa Johnson ka shmangur të gjitha takimet politike në vendin tonë. Kjo lëvizje tregon se gjithë fokusi i amerikanëve ka qenë tek sistemi i drejtësisë shqiptare. Takimi i veçantë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja do të thotë shumë, pasi në këtë mes luhet çështja e nxehtë e ekstradimit. Pasi, një i korruptuar apo kriminel në Shqipëri për tu ekstraduar, varet në dorën e Ministrisë së Drejtësisë. Gazeta paralajmëroi ditën e djeshme se po ngushtohet laku për ish-kryeministrin Sali Berisha.

E përmendëm çështjen e ekstradimit pasi, dyshimet e forta janë se a e ka sjellë në SPAK numri dy i Departamentit Amerikan të Shtetit dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha? Kjo gjë mbetet të shihet në vijim, pasi amerikanët duken të vendosur për të luftuar të korruptuarit, të inkriminuarit dhe personat që përpiqen të minojnë demokracitë në vende të ndryshme të botës, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të minimizuar këto fenomene dhe për t’iu dhënë një goditje të fortë kësaj kategorie njerëzish, SHBA përmes Departamenti Amerikan të Shtetit ka aplikuar masa radikale, sikundër është shpallja “non grata” dhe jovetëm. Njëri prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në 19 maj të vitit 2021 u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit person “non grata”, ndërsa akuzohet si i përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë. Madje për amerikanët, Berisha cilësohet si rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por si Berisha në botë ka plot politikanë që SHBA u ka shpallur luftë, ndërkohë që kërkon hetimin dhe arrestimin e tyre për llogari të saj. Njëri prej tyre është ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i cili pak muaj më parë u ekstradua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u përballur me akuzat për trafik droge dhe armësh, në një rënie dramatike për një udhëheqës që dikur ishte konsideruar nga autoritetet amerikane si një aleat kyç në luftën kundër drogës. Mirëpo duke qenë se SHBA-të nuk u ndalën deri sa e ekstraduan për në Amerikës ish-presidentin e Hondurasit, për ta hetuar dhe burgosur atje, pas akuzave të ngritura për të dhe shpalljes “non grata”, gjithkush ngre pyetjen, se a do të ketë të njëjtin fat si zoti Hernández, ish-kryeministri Berisha, duke iu dorëzuar autoriteteve amerikane? Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, pasi vizita “blic” e numrit dy të DASH në Tiranë paralajmëron zhvillime të bujshme në politikën shqiptare.

Paraardhëse

Liderët evropianë nxjerrin në “skenë” kushtin e fortë të BE që do të tronditë politikën shqiptare

Pasardhëse

Bylykbashi e akuzoi për pazar me Ramën, reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ deputetja e njohur e Partisë Demokratike dhe ka një mesazh të fortë për kolegun

Pasardhëse

Bylykbashi e akuzoi për pazar me Ramën, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' deputetja e njohur e Partisë Demokratike dhe ka një mesazh të fortë për kolegun

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.