• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

A jemi bërë për të ikur natën?

18 July, 2022
në Opinion
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Edi Oga

Lajmet e fundjavës:

albsig
Ekzekutohen nga një makinë në lëvizje 3 persona në rrugën Tiranë – Fushë Krujë!

Lidh anëtarët e familjes dhe përdhunon të miturën invalide!

Skafi humb kontrollin dhe godet pushuesit në çadra. Tre të plagosur, një rëndë!

Pastaj lajme të tjera: mbytet në det… çmimet janë rritur… pensionistëve u është hequr tremijëlekëshi… maunes me banane i mungojnë 50 arka… inceneratorët thithin akoma para publike megjithëse janë në hetim… ish-ministri thirret në SPAK… i vetmi lajm “i gëzueshëm” është një foto lajm: Presidenti buzëqesh duke u qethur!

A mos vetëm unë jam i shqetësuar me çfarë shoh e dëgjoj?!

Po ju o miq, a jeni të qetë kur shikoni se çfarë ndodh rreth jush?!

Dikush mund të thotë “mos shiko lajme dhe je në rregull”, por mendoj se e ka gabim.

Qytetarët duhet të informohen vazhdimisht që të minimizojnë rreziqet, mundësitë që gjërat e papëlqyeshme deri në të rënda t’u ndodhin vetë atyre. Për fat të keq, shumica akoma mendojnë se të gjitha problemet ka për detyrë t’i zgjidhë shteti. Teorikisht janë në rregull, por shteti në këtë vend ka rënë dhe ky nuk është më lajm. Konkretisht, ja se çfarë do të bëjë shteti për të zgjidhur problemet që lexuat tek lajmet e fundjavës:

Autorët e vrasjeve në rrugë nuk do të zbulohen kurrë. Çeshtja do të mbyllet.

Autori i përdhunimit është kapur dhe do të kryejë minimumin e dënimit, nëse paguan. Familja e dhunuar do të vazhdojë të jetojë në skamje. Ajo dhe mijëra të tjera si ajo.

Skafisti i Jalës do të “qortohet” në raport të drejtë me gjendjen e atyre që plagosi.

Çmimet do të vazhdojnë të rriten. Pensionet jo.

Droga do të vërshojë nga të gjitha anët, si më parë madje edhe më fort.

Krerët e organizatës kriminale të inceneratorëve, do vazhdojnë të përvetësojnë para publike, nuk do të hetohen kurrë dhe do t’i gëzojnë ato para.

Ish-ministri i sterilizimeve, i checkupeve dhe i skandaleve të tjera, do t’ia hedhë paq!

Presidenti i Republikës nuk do të jetë më i tillë, por me shumë gjasa do të kërkojë Bashkinë e Tiranës, i vetmi post i lartë shtetëror që i ka mbetur pa shijuar.

Ndërkohë kryeministri na “qetëson” me përrallën e stilistit, pasi të lërë politikën!

Kurse opozita… Ky është problemi më i madh. Nuk kemi opozitë. Pra nuk kemi shpresë!

Prandaj u jap të drejtë atyre që thonë “është bërë për të ikur natën”!

Paraardhëse

Të martën Konferenca e Parë Ndërqeveritare, këta janë 25 negociatorët që do ulen nesër në tryezë me BE-në

Pasardhëse

Ilir Beqaj del pas 8 orësh nga SPAK-u: Dhashë shpjegimet para dy prokurorëve

Pasardhëse

Ilir Beqaj del pas 8 orësh nga SPAK-u: Dhashë shpjegimet para dy prokurorëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.