• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Oerd Bylykbashi: Kur të shesin gomarin për kalë, një pohim tronditës i pazarit Rama-Basha

16 July, 2022
në Kryesore, Opinion
0
137
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Oerd Bylykbashi

Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës ndryshime në Hartën Territoriale – në këmbim të votës për shtyrjen e mandatit të komisionerëve të Vetingut!

E pranoi që kishin kundërshti dhe pikëpyetje për Vetingun dhe moralitetin e këtij pazari, por gjithësesi marrëveshjen e kishin bërë.

Ky pohim tronditës, në kufi të absurdit, por tashmë 100% i provuar, vërteton atë që unë kisha denoncuar prej kohësh. Më 9 tetor 2021, vetëm një muaj pas 9 shtatorit famëkeq, denoncova pazarin Rama – Basha.

Asokohe denoncova se Rama i pat ofruar Bashës t’i shtonte në Hartë, pak bashki – në këmbim të votave të Bashës pët t’i zgjatur Vetingun, Ramës.

E quajta pazar kuajsh: më jep një kalë të të jap një mushkë!

Publikisht thashë se pazarin po e ofronte Rama dhe jo Basha, por nënteksti tregonte të kundërtën.

Basha e kapi grepin dhe reagoi.

I alarmuar, ai mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD një të diel në mbrëmje për të më bërë gjyqin: “A ke ti Oerd një ofertë për Reformën Territoriale?” ishte pyetja e Bashës që synoi të fshihte gjurmët e pazarit, duke ma veshur mua që po e denoncoja.

Në atë mbledhje plot tensione i thashë Bashës: “Nëse kjo ndodh, është një thkikë pas shpine për demokratët. Ky është pazar i ofruar publikisht. Po të them këtë gjë: po e pranove do dëmtosh demokratët.”

Pa iu dridhur qerpiku tha: “Refuzoni çdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për Vetingun, se është një dëm që i bëhet demokratëve.”

Po ja ku tashmë e pranojnë hapur pazarin që vetë Basha u detyrua të thoshte që i bënte dëm demokratëve.

Dje Alibeaj e pranoi me zë e me figurë që ky pazar nuk ka moral. Pazarin e bënë për hir të nevojës që të shesin si fitore shtesën në Hartën prej letre të pak bashkive.

Madje ai pranoi që pazarin nuk e ka ofruar Rama, por e kanë kërkuar ata vetë.

Rama nuk do t’u japë as mushkë, por një gomar që hapin e ka të shkurtër e kur vrapon të hedh nga samari.

Do ta shihni që vetëm 4-5 bashki do të kërkojnë shtesë se Rama nuk u jep më shumë. Për kaq pranuan që t’i shtyjnë afatin një trupe vetingashësh të akuzuar për kapje politike, dy standarte e korrupsion.

Shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga ky pazar.

Madje në nxitim që të arkëtojnë çmimin, e kanë lënë që Hartën ta shpallin me nxitim më 10 shtator, pas konsultimeve në mes të vapës nëpër kafene.

Tregtia e ndershme e kafshëve të barrës nuk ka asgje të keqe, ama kur pazari është i pandershëm, populli e quan xhambazllëk.

Paraardhëse

Artan Fuga: Ai Kuvend të shpërndahet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Pasardhëse

Miratimi i propozimit francez, flet ish-kryeministri Berisha: Përgëzoj RMV, vendim i guximshëm

Pasardhëse

Miratimi i propozimit francez, flet ish-kryeministri Berisha: Përgëzoj RMV, vendim i guximshëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.